RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Bujaj mposht Bissett me nakaut teknik në raund të pestë

1 min read

Stivens BujajDitë më parë në New York të SHBA-ve, boksieri ynë Stivens Bujaj është rikthyer me fitore pas rikuperimit të lëndimit të krahut të cilin e kishte lënë jashtë për nëntë muaj. Bujaj me rekord 100%, 10 meçe, 10 fitore (7 KO) arriti të mposht amerikanin Mike Bissett 5-3-0 (4 KO) duke e mposhtur me nakaut teknik në raundin e pestë.

Bujaj renditet lartë në boxrec. com, në pozitën e 71-të në botë. Boksieri ynë i mirënjohur Elvir Muriqi e sheh si perspektivën më të madh të boksit shqiptar. “Bujaj ka potencial, ai shumë shpejt do të matet me më të mirët në botë dhe do të arrijë shumë në boksin profesionist. Uroj vetëm që lëndimi mos ti përsëritet dhe mund të themë që do të jetë kampion bote” tha Muriqi për Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
25 dhjetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.