RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Bujaj debuton me KO

1 min read

BB King Blues Club & Grill, New York, ShBA, 28 Korrik 2010 – Stivens Bujaj ka shënuar debutim të sukseshëm në boksin profesionist duke fituar duelin e parë të tij kundër amerikanit Calvin Rocks 1-2-1 me KO. Bujaj ka filluar furishëm luftën duke gjetur disa herë kundërshtarin në pozitë të palakmushme ku gongu e ka shpëtuar në raundin e parë. Në raundin e dytë Bujaj dha të gjitha, ku në minutën e dytë të raundit të dytë i dha fund duelit duke shtyrë gjyqëtarin të përfundoj duelin para kohe.

Fituesi i dyfishtë i turneut më të madh në botë “Daily News Golden Gloves” ka të ardhme të ndritur në boksin profesionist. Ai mbrëmë në New York u paraqitë me shqiponjën tonë dy krenare në të shkurtat e tij ku me plot mburrje dhe krenari e mban tek vetja. Shumë adhurues shqiptar ishin prezent ku e përkrahën boksierin tonë. Lufta e tij ishte e para e mbrëmjes e organizuar nga DiBella Entertainments Presents. Ai do të vazhdoj bashkëpunimin me promoterin DiBella i cili i ka afruar disa duele nën organizimet e mbrëmjeve të tij.

Për më shumë për Steve Bujaj ne kemi paraqitur ditë më parë për karierën e tij. Për më shumë mund të dini vetem tek ne,  https://kosovaboxing.org/site/steve-bujaj-kalon-ne-boksin-profesionist 

Kosovaboxing.org lajmi më i shpejtë ..

Artan Vërbica
29 Korrik 2010

2 thoughts on “Bujaj debuton me KO

  1. Urime Urime Stiven desht zoti dhe vetem te mira per ty nijna Ishalla pas 3-4 vjete Kampion Bota bahesh.

  2. me vjen mire per fitoren e bujajt e besojm ne sukseset e me tejme te ti,e dhasht zoti e te behet edhe kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.