RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Brook dhe Golovkin prezantohen në Londër

2 min read

Golovkin-vs-Brook-10Dorchester Hotel, Londër, 1 gusht 2016 – Gennady Golovkin ka sjellur tre titujt e kampionit të botës, WBC, WBA dhe IBF, në Londër duke prezantuar para përballjes së tij me britanikun Kell Brook me 10 shtator në Londër.

Brook ka bërë hapin më të madh në karrierë duke rezikuar dhe ngritur në dy kategori më lartë nga velter në të mesmen për të boksuar me Golovkin. IBF Kampioni i botës në velter shpreson t`ia dal por për këtë do të shohim me datën 10 shtator se si do t`ia dal me kazakun Golovkin, që konsiderohet boksieri më i mirë në botë.

Golovkin u tregua shumë gjentil sot dhe i kujdesshëm. Ai theksoi: “Nuk do të jetë lehtë kundër Brook. Brook është testi më i madh për mua deri më tani. Sfidën që kërkoi kundër meje tregon se ai nuk i frikësohet humbjes në vendin e tij dhe ai do të bëjë çmos kundër meje, këtë e kuptoj mjaft mirë”.

“Nuk do të jetë lehtë, kjo është e vërtetë. Kjo luftë është biznes i madh për ne, por me 10 shtator do të jam 100%” tha Golovkin, më pastaj.

“Do të sjellë shpejtësinë që i ka munguar në kategorinë e mesme, ku krahas shpejtësisë do të sjelli edhe fuqinë. Jam i gatshëm për meç. Dueli në Londër do të jetë meçi më i madh në botë dhe për këtë jam duke stërvitur si kali i egër” tha Brook.

Dy boksierët janë të pamposhtur. Golovkin ka bilanc prej 36 fitoresh (32 KO) në po aq meçe, ndërsa Kell Brook poashtu njeh vetëm fitoret, 36 meçe, 36 fitore (25 KO).

Kosovaboxing.org
1 gusht 2016

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.