RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Broner mposht Theophanen, por humb titullin e kampionit të botës në peshore

1 min read

Adrien Broner 3Washintgon, DC, 1 prill 2016 – Adrien “The Problem”Broner (32-2-0, 24 KO) ka arritur të mposht britanikun Ashley “Treasure” Theophane (39-7-1, 11 KO) me nakaut teknik në raund të nëntë. Por, një ditë para meçit në matje zyrtare Broner humbi titullin e kampionit të botës në kategorinë super të lehtë, pasi ishte në mbi peshë. Broner duhej të ishte në maksimum 63.5 kg, por ai kishte 180 gramë më shumë. Adrien BronerAdrien Broner 2

Komisioni i Federatës së Washingtonit i dhanë mundësinë që pas 2 ojrëve të vije në peshë të caktuar me mundësie të një stërvitje për të mbrojtur titullin, por ai edhe në herën e dytë ishte mbi peshë dhe për këtë arsye titulli iu morë. Për mbipeshë Broner pagoi Theophanen 50.000 dollarë më shumë.

26-vjeçari Broner më parë ka fituar titujt e botës në katër kategori të ndryshme, në super pendël, të lehtë, super të lehtë dhe velter. Ai edhe një herë tregoi vlera të mëdha të boksit.

I pranishëm në meçin Broner dhe Theophane ishte edhe ish-kampioni botëror, i madhi Floyd Mayweather i cili tashmë qëndron i penzionuar. Broner dhe Mayweather kanë qenë shok të ngushtë, por së fundi relacionet e tyre janë prishur dhe vazhdimisht ka pasur ofendime dhe akuza në drejtim të njëri-tjetrit. Nuk i dihet, mundet që shumë lehtë këta dy kolosë të takohen në ring një ditë.

Artan Vërbica
2 prill 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.