RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Brahmer kundër Gutknecht sonte, ndërsa konfirmohet meçi Boesel dhe Liebau

1 min read

Braehmer-Gutknecht (720x480)Jurgen Brahemer do të mbroj titullin e kampionit të botës në versionin WBA në kategorinë gjysëm të rënd sonte kundër gjermanit Eduard Gutknecht në Neubrandenburg të Gjermanisë.

Brahemer 47-2-0 (35 KO) ishte parashikuar të mbroj titullin kundër amerikanit Sean Monoghan 27-0 (17 KO) ose suedezin Erik Skoglund 24-0 (11 KO), por këta dy të fundit u tërhiqen për përballjen, dhe ekipi i Brahemer, Saurland Event zgjedhi gjermanin Eduard Gutknecht 29-3-1 (12 KO), kundërshtar poashtu i respektuar.

Edhe një meç tjetër dje u zyrtarrizua në kategorinë gjysëm të rënd, ai ndërmjet dy gjermanëve Dominic Boesel (21-0, 7 KO) dhe Denis Liebau (19-0, 18 KO). Ky meç do të zhvillohet me 30 prill në Sachsen-Anhalt të Gjermanisë. Boesel  konsiderohet e ardhmja e SES Boxing, ndërsa që Kosova Boxing vlerëson atë si një boksier të rëndomtë. Ai përball do ta ketë artistin e KO-ve, Liebau dhe do të shohim si do të shkoj kjo përballje.

Meçi Brahmer dhe Gutknecht do të transmetohet në TV SAT1 të Gjermanisë, në ora 22:30.

Kosova Boxing
12 mars 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.