RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Brahmer i fortë edhe për Gutknechktin

1 min read

Jurgen BrahmerNeubrandenburg, Gjermani, 12 mars 2016 – Jurgen Brahmer ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysëm të rënd, në versionin WBA. Ai mposhti kazakun e natyralizuar Eduard Gutknecht me vendim unanim.

Tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e thellë të Brahmer me 116-111, 116-111 dhe 119-111. Kosova Boxing vlerëson 116-113 për Brahmer. Brahmer fitoi këtë meç në saje të eksperiencës së tij. Nga 6 raundet e para ai fitoi 5 raunde, ndërsa që njëri mund të themi se ishte i barabartë apo i takoi Gutknechtit. Në raundet e fundit Gutknecht ishte më këmbëngulës dhe më agresiv, ndërsa që Brahmer me përvojën e tij iu shmangte luftës. Në raundet e fundit ishte Gutknecht që i fitoi, por nuk ishin të mjaftueshme për të fituar përballjen.

Ky ishte meçi i 50-të jubliar për Brahmer në boksin profesionist. Ai ka bilanc prej 48 fitoresh (35 KO), dhe dy humbje. Ndërsa Gutknecht pësoi humbjen e katërt në karrierë, karshi 29 fitoreve (12 KO) dhe një barazimi.

Nëse e analizojmë në rrethana tona del se Haxhi Krasniqi ka qenë kundërshtari më i rrëzikshëm dhe më sfiduesi i Brahmer në tre vitet e fundit. Por, ishte përvoja e madhe e Brahmer që i dha atij fitoren.

Kosovaboxing.org
13 mars 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.