RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Braekhus cakton meçin e radhës në Bergen dhe pret pranin e 20.000 shikuesve

1 min read

battle-of-bergen-cecilia-braekhus-vs-erica-farias54Vetëm tre ditë pasi e kishte mposhtur sfiduesen Klara Svensson, sot boksierja më e mirë në Botë, Cecelia Braekhus ka mbajtur një takim me gazetar duke e prezantuar kundërshtarën e radhës dhe vendin e ngjarjes.

Braekhus (30-0, 8 KO) do të boksoj me kampionën e botës në kategorinë super të lehtë në versionin WBC, Erica Anabella Farias (24-1-0, 10 KO) me 9 qershor në qytetin Bergen, sipas të gjitha gjasave në stadiumin e Branit ku do të synojnë të sjellin 20.000 shikues.

Boksierja argjentinase Farias ka falenderuar Braekhusin për mundësinë që po i jep për të boksuar atë. Braekhus beson se Farias ka një nivel më të lartë se boksierja që e mposhti në fundjavë Klara Svensson. Svensson ishte mposhtur edhe nga Erica Anabella Farias me 2015 në Kopenhagë të Danimarkës. Tani vjen ky duel shumë interesant e dy më të mirave, ndonëse Farias dëshiron të mposht Braekhusin. 

“Me gjithë respektin për Svenssonin, Farian e vlerësoj më shumë. Kjo ka një klasë më të lartë. Nëse boksoj sikur se boksova kundër Svenssonit unë do të humbi titujt” theksoi Braekhus.

Cecelia Braekhus beson që do të zhvilloj vetëm edhe dy meçe dhe të penzionohet. Ajo pas meçit me Farias dëshiron të dyluftoj edhe brazilianen  Christiane “Cyborg” Justino në MMA në Las Vegas për ti dhënë fund karrierës.

www.kosovaboxing.org 
1 mars 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.