Boksit profesionist shqiptarë pritet që ti shtohen edhe tre boksier me vlerë. Bëhet fjalë për tre boksierët tanë kulmor, kampion të dëshmuar të Shqipërisë me vite të tëra në dhjetë-vjetëshin e fundit, Alban Bermeta (Tetë herë kampion i Shqipërisë), Aleksandër Ramo (nëntë herë kampion i Shqipërisë) dhe Denis Nurja (katër herë kampion i Shqipërisë).

Të tre boksierët tanë nga viti i kaluar janë duke qëndruar në Ankona të Italisë në klubin Castelfidardi duke u përshtatur me vendin apenin ku kanë zhvilluar dhe disa meçe amatore. Ata janë duke u stërvitur nga dy trajnerët, Andrea Gabaneli dhe Daniele Mara dhe tani kanë marrë vendimin për të bërë hapin e radhës, kalimin në boksin profesionist. 

Bermeta, Rama dhe Nurja do të debutojnë me 25 mars në Di Castelfidardo në Ankona. Sfidën më të vështirë do ta ketë Aleksandër Ramo ku debutimin e tij do ta ketë kundër të pamposhturit Giovanni Rossoni (4-0). Rama i bindur në triumf ka pranuar sfidën duke synuar ti shfaq humbjen e parë e Rossonit. Denis Nurja përballë do të ketë Antonio Gualtieri (0-1). Boksieri italiani ka një meç, një humbje, atë me pikë. Nurja synon të shënoj fitoren e parë. Ndërsa Alban Bermeta do të ketë përballë një boksier debutues i njohur në Itali, sidomos në sportin e kilboksit ku ka tituj të fituar. Bermeta përball do të ketë Alessandro Bennedettin.

www.kosovaboxing.org
8 mars 2018