Mër. Kor 8th, 2020

Boksi profesionist pritet të rikthehet në Korrik

1 min read

Boksi profesionist pritet që ngadal të bëjë hapat e parë. Kjo pritet të ndodh në muajin korrik siç paralajmërojnë disa nga federatat më me fuqi në botë. Është “British Boxing Board” që ka bërë të ditur se do të jap mundësinë promoterëve të fillojnë organizimet nga muaji korrik, por me rregulla krejtësisht të ndryshme. Gjithçka do të jetë e përgjysmuar, si për shembull, nëse në një ngjarje janë zhvilluar 9 deri 10 meçe, tani do të janë përgjysmë 4 deri 5 meçe. E gjithë kjo për të pasur sa më pak kontakt ndërmjet veti.

Poashtu disa shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar nisjen, si ajo e Floridës, Hjustonit dhe e Kalofornisë.

Ylli i së ardhmes Ryan Garcia (20-0, 17 KO) ka paralajmëruar se do të rikthehet me 4 korrik në ditën e pavarsisë së Amerikës, por nuk e ka cekur vendin se ku do të boksoj. Edhe dy ekipet menaxhuese, ndër më të mëdhat në botë, Top Rank dhe Golden Boy kanë dhënë shenja se në korrik do të zhvillojnë ngjarjet e tyre.

Ngjarjet do të zhvillohen pa praninë e shikuesve.

www.kosovaboxing.org
1 qershor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.