RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Boksi do të jetë ndryshe pas Covid 19

5 min read

Artan Vërbica
Prishtinë, 15 prill 2020

Flitet se gjithçka do të ndryshoj pas virusit Covid 19. Kjo nuk don argument, sepse gjërat shihen se do të ndryshojnë. Sikur se në çdo sport tjetër edhe boksi do të pësoj ndryshime, shpresojmë për të mirë. Problemet e shumta që janë shfaqur sidomos në vitet e fundit ku boksi ka humbur shkëlqimin e tij dhe popullaritetin, ka gjasa që sërish të jetë më madhështore dhe njerzit e rrethuar të boksit të bëjnë përparimin. Është momenti ideal. Por, në horizont nuk duket që ka ndonjë ide, ndoshta të gjithë janë duke i përllogaritur dhe analizuar se si duhet bërë, apo cili do të mund të jetë hapi i suksesit.

Shtetet me ekonomi të lartë si SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Japonia kanë paralajmëruar se normalizimi do të rikthehet nga gjysma e muajit korrik. Si çdo sport tjetër edhe boksi do të jetë aty, por duhet theksuar se për ndryshe sporteve tjera të cilët kanë njerëz të kualifikuar, në boks kjo mungon, sepse boksi ka dy struktura, promoter të fuqishëm që e diktojnë edhe Federatat në vendet e tyre dhe poashtu botërore. Dhe janë disa federata që kanë zënë vend aty dhe nuk dinë më shumë, fjala bije për dy federatat ato të boksit amator dhe profesionist në gjithë botën.

Kur po flitet se kufinjët do të jenë të mbyllur më së paku deri në muajin tetor, atëhere të gjitha federatat botërore do të ishin mirë që të ndryshojnë diçka, së paku boksi të ketë një ndryshim në brendësinë e saj. Unë mendoj se edhe pas tejkalimit të situatës së virusit vdekjeprurës Covid 19, brenga dhe frika do të jetë e madhe në shoqërinë tonë, sidomos në komunitetin e boksit. Por, për ta bërë këtë më të lehtë duhet që në fillim të jemi të gatshëm të japim rezultatin e parë.

Me besim të plotë besoj se boksi do të jetë ndër sportet e fundit që do të rimarrë vetën. Arsyeja është kjo. Tani më çdo boksier do të ketë një kontrollë shtesë për pjesëmarrje, atë të Covid 19, e kjo dihet se sa e vështirë do të jetë dhe do të jetë e kushtueshme.  Për këtë arsye duhet që në fillim të gjejmë strategjinë që boksi të përparoj që në start pas tejkalimit të Covid 19.

Duke mos pritur tetorin e që mund të jetë edhe viti i ardhshëm 2021 kur sporti atëhere do të filloj të marrë vetën, sepse atëhere do të jetë e gatshme edhe vakcina, boksi do të mund të fuqizohet nga mbrenda. Si do të jetë e mundur? Të zhvillohen gara sa më shumë që është e mundur përmbrenda shteteve duke i lidhur më shumë dy federatat ajo e boksit amator dhe profesionist duke iu dhënë rasti secilit të tregohej. Njëherit fituesit dhe kampionit të atij vendi do ti ipet një përparsi në harmoni me Departamentin dhe Ministrinë e Sportit së bashku me Komitetin Olimpik, duke fituar privilegje që ia vlen të ketë investime edhe më të mëdha për atë boksier. Tjetër subjekt do të jetë vlera e tij i rritur si sportist kulminant i sportit që përfaqëson. Njëherit ai boksier do të ngrisë edhe moralin dhe krenarin e tij dhe synimet e tij do të janë të qarta. Të gjtihë së bashku dhe ai do të ketë mundësinë ideale në kualifikimet në Lojrat Olimpike ku janë shtyrë për vitin 2021, por ka gjasë që të shtyhen edhe në 2022, ku shteti Japonez ka shprehur brengën se do të jetë e vështirë të përgatiten për vitin e ardhshëm ku dëmet nga Covid 19 po duken të mëdha dhe akoma nuk ka ndonjë shenjë se kur do të tejkalohen plotësisht.

Në boksin profesionist, gjithashtu do të jetë problem, për këtë arsye. Siç e shoh unë, boksin profesionist në vazhdimin e këtij viti dhe vitin e ardhshëm 2021, do të mund ta organizojnë vetëm kompanitë e mëdha promovouese. E para, çdo promoter do të duhej të shtoj masa të mëdha sigurie lidhje me mbajtjen e një organizimi. Si për shembull:

  1. Do të duhej që secilit boksier me të arritur në vendin e ngjarjes ti bëhet testi i Covid 19. Kjo do të duhej të bëhet së paku dy deri tre ditë para meçit.
  2. Duhet llogaritur ekuipazhin e tij dhe ekipin përfaqësues, trajner, menaxher, cut-man, etj. Të gjithë duhe ti nënshtrohen testit të Covid 19.
  3. Kostoja e ngjarjes dhe hargjimet do të jenë të dyfishuara se që kanë qenë më parë.
  4. Nëse për një ngjarje të vogël është dashur të kushtosh vëmendje akomodimit, ushqimit, prijtjes, vajtje-ardhje shpenzimet (që do të janë më shumë për shkak se masat do të janë rigoroze edhe me avio-kompani dhe më të shtrenjëta) duhet shtuar edhe testi Covid 19 për gjithë të pranishmit që do të jetë shumë e shtrenjët në fillim.
  5. Në fillim ngjarjet do të zhvillohen pa prezencën e publikut dhe do të mund të organizojnë vetëm ata promoter që kanë sponzora vetanake, sepse duhet përmendur se Ekonomia Globale do të preket shumë dhe do të jetë e vështirë të gjinden mbështetje të mëdha materiale.
  6. Masat do të janë rigoroze dhe të shtrenjëta për secilin organizator. Çdo shtetë tani më do të kërkoj masa të larta për ata që dëshirojnë të organizojnë një ngjarje.
  7. Boksi do të ketë lehtësira vetëm atëhere kur boksierët do të marrin vakcinën, e deri atëhere duhet kohë për të pritur së paku edhe një vit.

Si do që të jetë, këtë përmbledhje e bëra për gjithë komunitetin e boksit. Shpresoj që zëri im të dëgjohet sidomos në dy vendet tona, Kosovë-Shqipëri, që ky mesazh ti bije në vesh secilit dhe të bëjmë hapat sa më të shpejtë. Të hartojmë ide dhe të jemi gati, e kur të duhet të veprojmë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.