RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Boks Amator: Vjedhet dhe shkatrohet klubi më i mirë i boksit në Maqedoni, Sindi

2 min read

Klubi i boksit amator Sindi nga Struga e Maqedonisë është vjedhur dhe shkatërruar nga persona të paidentifikuar deri më tani. Në klubin e vetem që eksiston në Strugë, janë vjedhur të gjitha paisjet, përfshirë këtu :  thasët, dorëzat, speed-bag, ringu është shkatëruar ku janë prerë litarët dhe gjërat tjera.  Autorët e këtij krimi ende nuk dihen por kjo e ka dëmtuar rënd këtë klub që ka dhënë kontribut të madh në Maqedoni në vitet e fundit.

Nga kjo shkollë e boksit kanë dal emra të mëdhenjë të boksit amator dhe profesionist. Njëri ndër ta është Nasi Hani pjesëmarrës në kampionation botërorë në “Chicago 2007” dhe fitues i turneut ndërkombëtar “Zlatni Gong” në Shkup me 2008 dhe poashtu fitues i turneut “Pavarsia” në Prishtinë me 2009 në kategorinë deri , 91 kg. Nasi Hani tani ka zhvilluar katër duele në ringun profesionist ku ka shënuar të gjitha fitore, ndër to, dy me ndërprerje.

Në klubin Sindi bokson edhe boksieri më i mirë shqiptar në Maqedoni, Fatlum Zhuta, i cili është përfaqësues i rregullt në përfaqësuesen e Maqedonisë. Edhe Zhuta ka berë emër në boksin amator duke fituar disa turne ndërkombëtare. Ai së fundi ka fituar vitin e kaluar turneun “Zlatni Gong” në Shkup në kategorinë deri 75 kg, dhe poashtu ka qenë fitues i turneut “Adem Jashari” në Prishtinë me 2008. Zhuta pjesëmarrës në kampionatin Evropian, “Liverpool 2008” dhe në kampionatin botërorë në “Milano 2009” është njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar në boksin amator.  Ai gjendet në një pozitë të palakmueshme pasi që kampionati i ardhshëm evropian mbahet këtë vit në muajin Qershor në Moskë të Rusisë.  Kjo mund ta dëmtoj atë për të dhënë rezultat pozitiv në evinimentin më të madh evropianë.

Tani boksierët e klubit të boksit Sindi kanë mbetur nën fatin e askujt. Atdhetar Skenderi , Besart Gjetaliu, Ardi Hani dhe Fatlum Zhuta që janë ndër më të mirët, nuk ushtrojnë kërkund. Shpresojmë që organet e rendit ti gjejnë keqëbërësit dhe mos të jetë politikë. Komuna e Strugës së bashku me ministrinë e sportit duhet ti del në ndihmë këtij klubi për tu mos shuar. Klubi i boksit Sindi në vitin 2008 është zgjedhur klubi më i mirë. Merita të mëdha për këto suksese i ka edhe traineri Fisnik Hani.

Artan Vërbica
25 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.