RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Boks Amator: Përfaqësim i denjë i boksierve shqiptar në kampionatin e Maqedonisë

2 min read

Të shtunën në palestrën sportive “Çair” është zhvilluar xhiroja e dytë e kampionatit të Maqedonisë në boks në konkurrencën ekipore. Në këtë aktivitet janë paraqitur 7 klube, ndërkohë që janë zhvilluar 9 duele. Kështu më të suksesshëm në ring u treguan boksierët e “Sindit” nga Struga të cilët fituan tre meqe: Ardi Hani (70kg) ishte më i suksesshëm se Martin Stojcevski i Bargallës. Alban Çura (75kg) mposhti boksierin e Çairit, Shaqir Dauti, kurse kampioni i shumëfishtë i Maqedonisë, Fatlum Zhuta (75kg) edhe njëherë tregoj se momentalisht është njëri prej boksierëve më të mirë të vendit, duke mposhtur Bojan Ristevskin nga Ohri. “Për këtë aktivitet jam përgatitur maksimalisht dhe këtë e dëshmova në ring. Jam i kënaqur nga forma ime momentale dhe tani vëmendjen time do ta përqendroj në garat ndërkombëtare”, pohoi për  “Kosova Boxing”, Zhuta. Ndryshe, me sukses është paraqitur edhe klubi tjetër shqiptar, “Shkupi”, e cila arriti dy fitore. Selim Ali (64kg) nokautoi në raundin e dytë Mendo Xhelladin nga Ternipe, ndërsa Astrit Muharemi (75kg), pas një ballafaqimi tejet interesant kundër Besart Getalit nga Struga arriti në fund të del fitues. “Në fillim të ndeshjes pata një krizë, mirëpo në vazhdim shtrëngova dhëmbët dhe e dhashë maksimumin. Kjo në fund më ndihmoj të shënoj fitore të lartë duke mposht kundërshtarin tim me rezultat 12:4”, tha Muharemi. Edhe klubi i Çairit në ring korri 1 fitore nga Hajredin Ferati (70kg) duke nokautuar në raundin e parë Marko Todorovskin, ndërkohë që i njëjti ekip korri edhe dy fitore në peshore, pasi të njëjtit nuk kishin kundërshtar.

Avdyl Salihu
4 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.