RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Boks Amator: Me 13 Shkurt turneu tradicional “Pavarsia 2010”

2 min read

Federata e boksit të Kosovës do të mban turneun “Pavarsia 2010” për herë  të dytë këtë vit me 13 Shkurt nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë së Sporteve  në Prishtinë. Turneu “Pavarsia 2010” do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit për nder të përvjetorit të shtetit të Kosovës, deklaroi Latif Demolli për Kosovaboxing.org. “Tashmë ky turne do të jetë gjithëmonë në kalendarin e garave të Kosovës dhe shpresoj të vazhdojmë ta mbajmë edhe në vitet e ardhshme” tha Latif Demolli.

Sikurse në vitin e kaluar edhe këtë herë turneun do ta nderojnë, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Sanxhaku, dhe Kosova. Do të zhvillohen afër 11 meçe, ku pritet spektakli të jetë mjaft madhështor.

Turneu tash tradicional “Pavarsia 2010” do të emitohet drejtpërdrejt në TV RTK në rrjetin tokësor dhe satelitor nga ora 15:00 me kohë evropiane. KosovaBoxing.org do të jetë prezent si gjithënjë në këtë aktivitetet që organizon Federata e boksit të Kosovës dhe poashtu analisti ynë Artan Vërbica do të komentoj duelet së bashku me redaktorin/komentatorin e njohur, Blerim Vuniqin.

Ndërsa sot në konferrencën për gazetar në shtëpin e sporteve, selektori i Kosovës, Mehmet Haxhani  bëri publike boksierët vendas që do të marrin pjesë, ata janë :

Konkurrenca femërore :
60 kg – Fatlume Ahmeti 
Konkurrenca e juniorëve :
64 kg – Gazmend Gashi  (K.B.Prishtina)
75 kg – Kadri Murseli  (K.B. Kastrioti)
Konkurrenca e seniorëve :
57 kg – Shkëlqim Muja (K.B. Prizreni)
60 kg – Liridon Zeqiri (K.B. Drita)
64 kg – Nazmi Kurteshi (K.B. Trepça 89)
69 kg – Avni Atashi (K.B. Peja)
69 kg – Milot Shabani (K.B. Kastrioti)
81 kg – Bujar Sejdiu (K.B. Kosova Vushtrri)
91 kg – Mehmet Asllani (K.B. Gjakova)

Shpend Ahmeti
10 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.