RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Boks Amator: Maqedonia kundër Serbisë

1 min read

Shkup, 12 janar – Kampioni i shumëfishtë i Maqedonisë në boks dhe fitues i disa medaljeve ndërkombëtare, Fatlum Zhuta, ka filluar individualisht përgatitjet për stinorin e ri. Strugani i cili është edhe pjesë e reprezentacionit pohon për KosovaBoxing.org, se aktiviteti i tij i parë në vitin 2010 do jetë takimi miqësor që do ta ketë reprezentacioni i Maqedonisë ndaj Serbisë. Ky eveniment do të zhvillohet në fund të muajit shkurt në Kumanovë. “Kam filluar me përgatitjet intensive për stinorin e ri. Ushtroj maksimalisht në Strugë, ndërkohë që shpresoj se në ditët e ardhshme do të përgatitem edhe me reprezentacionin e Maqedonisë. Gjatë këtij viti më presin shumë aktivitete ndërkombëtare, njëra prej tyre është Kampionati evropian në Rusi. Ndërkohë, muajin e ardhshëm do të kemi edhe një ballafaqim interesant me reprezentacionin e Serbisë. Shpresoj se deri atëherë do të jem i gatshëm të paraqitem me sukses në ring”, pohoi boksieri Fatlum Zhuta. Ndryshe, kundër Serbisë pritet të paraqitet edhe boksieri shkupjan Afet Hajredini, i cili poashtu përgatitjet me klubin e tij i fillon me 15 janar.

Avdyl Salihu
12 Janar 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.