Hën. Tet 26th, 2020

Boesel mori çmimin e kërkuar nga Krasniqi

3 min read

Artan Vërbica
11 shtator 2020


Foto: Erol Popova

Ishte shumë afër sa herë, por i mungoi fati. Por, asnjëherë nuk iu shua dëshira për të fituar titullin e kampionit të botës. Dhe mbrëmë në Magdeburg të Gjermanisë, ëndrra e tij por edhe e gjithë shqiptarëve u realizua, pasi Robin Haxhi Krasniqi rrëmbeu titullin e kampionit të botës, IBO dhe WBA Interim në kategorinë gjysëm të rënd.

Fitorja e tij ishte edhe më e ëmbël për ne dhe më bindëse duke na bërë krenarë, kur ai nokautoi gjermanin Dominic Boesel në raund të tretë duke mos lënë dilema se cili ishte më i mirë.

Nga 31 meçe të zhvilluar në karrierë Boesel kishte pësuar një humbje me 2017 me nokaut teknik në raund të shtatë nga Karo Murat në raund të 11-të, ndalje nga gjyqëtari, por si duket as ai se kishte besuar që në meçin e tij të 32-të do të puth aq keq dyshemen nga goditja e fortë e boksierit tonë, shumë më e rëndë se ajo nga Murat e asaj kohe. Këtë ia servoi junikasi, pasi ai vetë e kërkoi. E kërkoi sepse ishin shok klubi që nga viti 2010 kur së bashku morën rrugëtimin e tyre në SES Boxing, plot 10-vite së bashku, ku edhe atë vit Krasniqi nënshkroi me SES Boxing.

E kam theksuar edhe më parë gjatë gjithë kohës Boesel ishte fshehur prapa Krasniqit. Ai asnjëherë nuk kishte pasur guximin të boksoj me burrat më të mëdhenjë e kategorisë së njejtë që ishin me Krasniqin. Ndërsa, Krasniqi asnjëherë nuk është zprapsur për të boksuar më të mirët e kohës, si më të mirin e botës Nathan Cleverly me 2013 edhe pse humbi, pastaj fitoret ndaj Oleksander Cherviak dhe Dariusz Sek me 2014 për të ardhur te dueli i madh kundër Jurgen Brahmer me 2015, që nuk pati fat sërish. Ai nuk ndaloi. Pas kësaj ishte politika e klubit SES Boxing që Krasniqi dhe Robert Stieglitz të ndronin kategoritë, Krasniqi të zbres në super të mesme dhe Stiglitz të ngritet në gjysëm të rënd, Krasniqi si një bashkpuntor i madh dhe kolegial e pranoi. Me 2016 shënoi një fitore të madhe kundër Juergen Doberstain duke triumfuar. Kjo fitore i dha mundësinë të boksojë me legjendën Arthur Abraham, legjendë e boksit botëror. Humbi me vendim unanim. Krasniqi vazhdoi më tutje duke sjellur rezultate të tjera dhe fitore kulminante, duke mposhtur edhe disa boksier të mëdhenjë, si rusin Stanislav Kashtanov dhe spanjollin Ronny Landaeta. Pësoi nga Stefan Hartel në maj të vitit 2019 por ai nuk u dorëzua, ku humbjet atë vetëm sa e forcuan. Pas kësaj Krasniqi pati një operim në dorën e djathtë gjë që e kishte munduar për sa kohë. Edhe pandemia e bëri të vetën që Krasniqi për 18 muaj të mos zhvilloj asnjë meç. Disa e quajtën si të përfunduar, por ai nga çdo humbje u rikthye edhe më i fortë. Zhvilloi një meç kundër Stanislav Eschner duke triumfuar për të siguruar meçin me Dominic Boesel. Boesel ishte i bindur se do të triumfoj ndaj tij dhe do ta penzionoj shokun e klubit që e kishin e mbështetur njëri-tjetrin për shumë vite. Konstantimi i tyre erdhi i keq, pasi Krasniqi le që e mposhti, por i dëshmoi se është shumë më i mirë se ai. Nëse Krasniqi e kishte kursyer aq shumë nepër sparringje të përbashkëta, kësaj radhe këtë nuk mund t`ia bënte. Thjesht Boesel u tregua jo njerëzor, jo mik, dhe mori çmimin e kërkuar nga Krasniqi.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.

php shell shell indir medyum medyum medyum Rokettube Lidyabet Bahis medyum medyum canlı casino siteleri 2020 trbet Replika Saat viagra sipariş Weed Store detaylı iç temizlik weed for sale taraftarium24 replika saat cialis sipariş lifta fiyat romabet romabet romabet ligobet ligobet ligobet betitbet merit slot slotbar giriş bettingtispter eczaneden viagra siparişi