blerim-hajdariNë vitin që e lamë pas, me 2016, disa boksier shqiptarë vendosën që karrierën e tyre ta vazhdojnë në boksin profesionist, e ndër ta ishin: Blerim Hajdari (kategoria e rënd), Kristian Prenga (kategoria e rënd), Sherif Morina (kategoria velter), Labinot Xhoxhaj (kategoria kruzer), Toklir Xhoxhaj (kategoria kruzer), Seid Xhemajli (kategoria kruzer) dhe Besir Vejseli (kategoria super e lehtë).

Blerim Hajdari (3-0-1, 2 KO)
Ndër më të sukseshmit ishte Blerim Hajdari nga Gjilani me rezidencë në Hamburg të Gjermanisë,  i cili shënoi 3 fitore (2 KO) dhe 1 barazim në 4 meçe të zhvilluara. Me fitoret e arritura Hajdari ka arritur një ngritje të madhe në entin e statisktikave në boxrec, duke u renditur i 304-ti në botë nga 1299-të boksier nga e gjithë bota në kategorinë e rënd. Prandaj ky suksesë i tij i vlerësuar nga agjencioni ynë Kosova Boxing, shpallë boksierin më të mirë debutues profesionist për 2016.

Kristian Prenga (4-0, 4 KO)
I dyti sipas listës tonë dhe suksesit del të jetë Kristian Prenga nga fshati Reps i Komunës së Lezhës, por që karrierë është duke bërë tek vëllezërit Keta në Mynih të Gjermanisë. Prenga zhvilloi këtë vit 4 meçe, 4 fitore (4 KO). Ai renditet i 428-ti në entin e statisktikave në boxrec nga 1299 boksier në kategorinë e rëndë nga e gjithë bota.

Labinot Xhoxhaj (2-0, 2 KO)
I treti renditet Labinot Xhoxhaj. Ish-reprezentuesi i Sllovenisë këtë vit pati dy përballje, 2 fitore (2 KO). Ai me këto dy fitore renditet i 384-ti nga enti e statisktikave boxrec nga gjithsejt 1299 boksier në kategorinë kruzer.

Toklir Xhoxhaj (2-0, 2 KO)
I katërti renditet Toklir Xhoxhaj. Xhoxhaj pati dy përballje duke fituar dy meçet me KO.
2 fitore (2 KO) sjellin atë në pozitën 592-të në entin e statisktikave në boxrec nga gjithsejt 1299 boksier.

Seid Xhemajli (2-0, 2 KO)
Seid Xhemajli është një tjetër boksier në kategorinë kruzer. Ai karrierën e zhvillon në Zvicër. 2 fitore (2 KO) sjellin atë në pozitën 693-të në entin e statisktikave në boxrec nga gjithsejt 1299 boksier në kategorinë kruzer.

Besir Vejseli (1-0, 1 KO)
Besir Vejseli është një tjetër boksier nga Zvicra i cili filloi boksin profesionist me 2016. Ai bokson në kategorinë super të lehtë. Vetëm një meç pati Vejseli dhe atë e arriti me nakaut. Vejseli renditet në pozitën 947-të nga 1835 boksier sa ka boksier të rregjistruar në boxrec.com në kategorinë e tij.

Sherif Morina (3-0, 1 KO)
Sherif Morina ka pasur tre meçe, tre fitore, por që fitoret e tij nuk i kanë dhënë shumë pikë. 3 fitore (1 KO) renditë Morinën në pozitën e 1199-të nga 2205 në kategorinë velter.

www.kosovaboxing.org
9 janar 2017