RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Bilalli dhe Sorra triumfojnë duke kaluar në xhiron dytë

1 min read

Albi SorraSamokov, Bullgari, 8 gusht 2015 – Asmer Bilalli dhe Albi Sorra kanë kaluar pengesat e para në kampionatin evropian që po mbahet në Samokov të Bullgarisë.

Bilalli përball pati boksierin nga Çekia, Tomas Bezdova, të cilin e mposhti me 2:1 në raunde. Ndërsa që Sorra arriti ta mposht boksierin nga Greqia, Thodoris Ritzakis me rezultat 3:0. 

Shqipëria ka filluar mirë kampionatin evropian ku tre boksierët që kanë zhvilluar meçet e para, kanë fituar duke siguruar garat për xhiron e dytë. Boksieri i katërt që do të paraqitet për Shqipërinë do të jetë Krenar Zeneli. Zeneli do të ketë meçin me 10 gusht.

Kosovaboxing.org
8 gusht 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.