RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Besnik Limani sërish në ring me 19 Shtator ?

1 min read

Taiboksieri nga Zajazi, Besnik Limani, ka gjasa që më 19 shtator në arenën “Pyramide Vësendorf” në Vjenë të kryqëzoj dorëzat me përfaqësues nga Serbia. Këtë lajm e konfirmon edhe vet Limani, i cili u shpreh se do të bëj gjithçka që të mposht serbin nëse organizatori i ja cakton për kundërshtar. “Ky aktivitet i cili do të zhvillohet në Austri, do të jetë shumë i fortë pasi aty do të marrin pjesë disa taiboksier cilësor nga e gjithë bota. Do të garohet në stilat Free-Fight, Boks dhe Thaiboks. Unë do të paraqitem në këtë të fundit, ndërkohë që ka gjasa të boksoj me taiboksier nga Serbia”, tha Besnik Limani, i cili më pas shtoi se ndjehet mirë i përgatitur që të kaloj me sukses këtë garë. “Kam filluar me përgatitje intensive para 2 javëve, pasi një kohë kam qen në pushimë në vendlindje. Me trajnerin tim Dietmar Molzer, jemi duke e dhënë maksimumin që të paraqitem sa më i përgatitur në ringun e Vjenës. Shpresoj të kem sukses”, deklaroi për “KosovaBoxing”, taiboksieri i talentuar nga Zajazi i Maqedonisë, Besnik Limani.

Avdyl Salihu
1 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.