RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Besnik Limani, kampion WKF internacional

1 min read

Taiboksieri me prejardhje nga Zajazi, Besnik Limani, të shtunën në mbrëmje ka ardhur deri te titulli i tij i parë WKF Internacional. Ai deri te titulli “WKF Internacional Champion” erdhi pasi mposhti kroatin Jurica Skoranec edhe atë me ndërprerje në raundin e dytë. Ky aktivitet që u zhvillua në Vjenë, ishte e përmbushur me dashamir shqiptar që më pas festuan titullin e taiboksierit shqiptar. Limani tha se ndihet shumë mirë pasi ky sukses po i hap rrugën drejt synimeve që ka për të ardhmen, e ajo është titulli kampion bote. “Isha i përgatitur maksimalisht për këtë duel, dhe pas një goditje që mori kroati në kokë u desh të dorëzoj luftën. Kjo bëri që unë të shpallem fitues i titullit, e cila njëherësh më gëzoi si mua ashtu edhe fansat e mi që deri vonë festuam këtë sukses”, tha Limani, duke shtuar “Tani më 30 qershor do të kem edhe një duel kundër një garuesi turk, kurse më pas synimi im do të jetë edhe paraqitja për të fituar titullin e botës. Shpresoj të kem suksese”, tha Limani për Kosovaboxing.org.

Avdyl Salihu
6 Maj 2012

2 thoughts on “Besnik Limani, kampion WKF internacional

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.