Enj. Gus 6th, 2020

Besnik Limani çmend austriakët me talentin e tij

2 min read

Limani për redaksinë “Kosovaboxing.org”, deklaron se në muajin prill e pret një duel shumë i rëndësishëm në Vjenë dhe nëse arrin të mposht kundërshtarin e tij, do ti hapen dyert për të realizuar këtë ëndërr.  “Ëndrra ime është që të luftoj sivjet për titull të Austrisë. Kjo do të realizohet nëse në muajin prill do të mposhti kundërshtarin tim të ardhshëm”, tha Besnik Limani.

 Thai boksieri nga Zajazi, Besnik Limani, pas sukseseve të njëpasnjëshme që i shënoi në vitin e kaluar, shpreson që sivjet do të luftoj për titullin e Austrisë. Limani deklaron se në muajin Prill e pret një duel shumë i rëndësishëm në Vjenë dhe nëse arrin të mposht kundërshtarin e tij, do ti hapen dyert për të realizuar këtë ëndërr.  “Ëndrra ime është që të luftoj sivjet për titull të Austrisë. Kjo do të realizohet nëse në muajin Prill do të mposhti kundërshtarin tim të ardhshëm. Për këtë aktivitet, nga tani kam filluar të përgatitem me trajnerët e mi Fedi Merza dhe Dimitar Molzer, ndërkohë që të njëjtit më gjejnë edhe sparingje. Momentalisht partner e kam thai boksierin, Isak Koshavili”, pohoi Besnik Limani. Ai shton se sivjet ka përkrahje të madhe edhe nga menaxheri i tij boshnjak, Ersin Sancak. “Menaxheri im është duke më ndihmuar shumë dhe nga ai kam premtime të mëdha. Nëse ato realizohen do të jem shumë i gëzuar”, tha Limani, i cili shtoi se bashkëpunim të madh ka edhe me disa bokseri të njohur  shqiptar. “Gjithmonë kontaktoj me Erjon Zeken nga Shkodra dhe Shpetim Shalen nga Peja. I shkëmbejmë përvojat tona, por me siguri ndonjë ditë do të kemi edhe përgatitje të përbashkëta”, tha thai boksieri nga Zajazi. Ndryshe, Besnik Limani, meçin e fundit e ka zhvilluar më 24 janar në Vjenë, kur edhe ka nokautuar sllovakun Andrej Plashnik. Momentalisht Limani është duke garuar për klubin e njohur austriak “Ironfist Gym”.

Avdyl Salihu
24 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.