RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Besnik Izairi – një trajner premtues

2 min read

Se jeta të dërgon kudo dhe nuk mund ta zgjedhësh është diçka që nuk mund ta parashohim, por punën apo zanatin që ke dëshirë ta bësh, e zgjedh vetë.

Kosovo Boxing ju sjell një rëfim rreth të një djaloshi i cili emigroi përtej Atlantikut dhe me punën e tij deri më tash po sjell frytet e para, të cilat në të ardhmen munden me qenë të mëdha. Ky është Besnik Izairi apo Bennito Benny siç e njohin në Amerikë. Dëshira e Kosova Boxing është t’ju sjellim ata që kanë vlera, dhe ata që mundohen me punën e tyre edhe pse larg vendet tona, njëkohësisht e pasqyrojnë se kush janë shqiptarët.

Besnik Izairi u lind në Poçishtë të Tetovës me 27 qershor 1982. Si 4-vjeçar emigroi në SHBA së bashku me familje. U vendosën në qytetin e Milwaukee, ku edhe sot jeton dhe vepron. Sportet luftarake i deshi që nga fëmijëria. Filloi me Taekwondo, si 5 vjaçar duke stërvitur për 15 vite deri me 2002. Në këtë vit dëshiroi të provoj diçka tjetër, kikboksin dhe boksin. Këto dy lëmi i bëri njëkohësisht duke zhvilluar 18 meçe në kikboks dhe 10 meçe në boks. Duke mos pasur shumë përkrahje Besniku nga viti 2018 filloi të bëjë punën e trajnerit. Ai stërviti me vullnet të madh të rinjët në dy klube, Red Schaffer MMA dhe në klubin e tij personal Benny Izairi Gym, të dy në Milwaukee. Nga puna e tij çdo ditë mund të vërejmë përkushtimin, dëshirën e madhe për punë e cila në një të ardhme të afërt do të kemi një boksier i cili do të dal në sipërfaqe duke treguar rezultate.

Të gjithë shqiptarët por edhe të tjerë që jetojnë në afërsi të Milwaukee mund të lajmerohen të Besniku. Ai me derë të hapur do ti pret të gjithë duke i dhënë mbështetje.

“Kam dëshirë ti ndihmoj atyre që kanë dëshirë të mësojnë boksin, kikboksin por edhe MMA. Të gjithë e kanë derën e hapur” thekson Izairi për Kosova Boxing.

Besnik Izairi gjatë një meçi në kikboks – High-Kick

Besnik Izairi ka miq shumë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai bashkpunon ngushtë me Liridon Pjetri Ivezaj nga Detroidi dhe Yll Karaqica në Chicago, dy eksperta të sporteve luftarake. Pra, shqiptarët të bashkuar në SHBA mbështesin njëri-tjetrin.

Kosova Boxing e falenderon Besnik Izairin, i cili për vite me radhë e ka mbështerur agjencionin tonë me shumë lajme ekskluzive.

Me respekt
Artan Vërbica
27 janar 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.