RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Besim Kabashi

3 min read

Besim Kabashi u lind me 27 Shkurt 1976 në Gurrakoc të Istogut. Ai është fëmija më vogël në familje nga shtatë fëmijët. Ai ka katër vëllezër dhe dy motra. Besim Kabashi deri në moshën 14-vjeçare jetoi në Kosovë. Ai ju bashkua babait të tij, i cili prej vitesh punonte në Gjermani, nga viti 1968. Sa jetonte në Kosovë, inspirimin për sportet luftarake i mori nga vëllau i tij, Samiu, i cili e donte mjaft boksin por edhe nga kusheriri Naim Kabashi që mirrej me karate, i cili më vonë pati sukses edhe në kick-box ku fitoi titullin e kampionit botërorë në versionin IKF. Nga Naimi mësoi shumë, gjëra të mira për kick-boxin.

Kabashi si ri, 17-vjeçar, filloi të stërvit në klubin “Klein” fshehurazi prindërve të tij. Nga fillimi i karrierës së tij ai kërkonte një sfidë sportive si në aspektin fizik poashtu edhe në atë psikologjik. Në vitin 1996 kalon tek klubi “Martial Arts Studio” në Augsburg, tek Davut Sidal. Ai mësoi shumë në Augsburg për Kick-boxing dhe Thai boxing. Më pastaj zbulimi i madh i tij, pasoi me disa suksese të vogla. Kabashi mësoi shumë në ekipin “Martial Arts Studio”.

Edhe pse ai kishte mësuar shumë këtu, ai pa asnjë mundësi për zhvillimin e mëtejshëm dhe pjesëmarrjen në luftën më të madhe. Ai vendosi t’i japë fund të trajnimit të tij në Augsburg “Martial Arts Studio”.Arsyeja pse u largua ishte sepse kërkonte sfida më të mëdha. Më pastaj Kabashi tërhjekët nga kick-boxi për pesë vite duke e pasur  të vështirë të gjej një klub të madh për t`u bërë një kampion i madh, mirpo ishin edhe disa gjëra tjera personale që e la aktivitetin e sporteve luftarake. Ai u largua mirpo me mendje ishte gjithëmonë në ring dhe formën e mbante. Vetem luftëtarët e mëdhenjë mund t`a bëjnë një gjë të till dhe të rikthehen pas një kohe të gjatë, ndërsa Besim Kabashi rikthehet si kurr më parë, i fortë duke fituar titullin e kampionit evropian në versionin WKA, +95 kg dhe pastaj titullin e kampionit botërorë në versionin WKA, – 95 kg. Ai u rikthye në klubin “Steko Martial Arts Center” në Mynih në Nëntor të vitit 2006. Ai vazhdon të ketë bashkëpunim me Steko Team.
Besim Kabashi ka pasion edhe fotografinë. Ai që nga viti 2000 mirret me fotogragi nën ujë. Pasioni i tij më i madh është të fotografoj peshkaqenët.

Rezultatet si amator :
1994 – “Semi Contact” – Kampion i Bavarisë në Full Contact
1998 – Kampion Evropian në kick-box (Low Kick) në versionin WKA
1999 – Nënkampion botërorë në Thai box në versionin WAKO
2002 – Kampion i Gjermanisë

Rezultatet si profesionist :
1997 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA në 79 kg
1998 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA në 83 kg
2001 – Kampion i Gjermanisë në versionin WIKA në 81 kg
2007 – Kampion i Evropës në versionin WKA në + 95 kg
2008 – Kampion i Evropës në versionin WKA në + 95 kg
2008 – Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg
2009 – Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg
2010 – Kampion Botëror në versionin WKA në +95 kg

2 thoughts on “Besim Kabashi

  1. pershendetje familja kabashi,
    qendroni gjithmon krenar per birin tuaj qe pat
    por krenar jemi edhe ne si epat kosova nje bire e nje trim
    siq ishte BESIM KABASHI.gjithmon dote jet ne zemrat tone
    me respekt te madh nga ardi

  2. Me dhimbje t madhe ju shpre ngushllimet me te sinqerta per Besimin zoti n parajs Besim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.