RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Besar Nimani sfidon këtë të shtunde Erve Mbongo për titullin Internacional të Gjermanisë

2 min read

Berlin, 12 Tetor 2011 – Sot në Berlin është mbajtur press konferenca para meçit të vlefshëm së Besar Nimanit kundër afrikanit të natyrlizuar gjerman, Erve Mbongo. Nimani ka qenë i prerë për mediat gjermane duke theksuar se nuk ka konkurrencë në Gjermani, në kategorinë e mesme të lehtë. Edhe pse Mbongo ka rezultat të mirë në boksin profesionist 13-1 (11 KO), Nimani tha se të shtunden ai do të jetë kampion internacional gjerman në kategorinë e mesme të lehtë. “E njof mirë Erve Mbongo, ai është boksier i mirë, por unë të shtunden do ta mposhti” theksoi Nimani. Disa gazetar të pranishëm gjatë konferencës e pyeten për gjermanin Marco Schulze, deri sa Nimani iu përgjigjë edhe për te.”Në Gjermani ka boksier të mirë në kategorinë time. Kam respekt për të gjithë por unë jam më i miri, e them me plot përgjithësi” tha Nimani.

Pas kësaj pres konference, Nimani u kontaktua edhe nga Kosova Boxing , në të cilën deklaroi edhe për redaksinë tonë :”Ju thashë atë që meritojnë. Unë e di kush është Schulze, por iu thashë nëse dojnë, unë mund të ndeshem edhe me Schulze pas Mbongas. Jam më i miri në këtë kategori ” theksoi Nimani për Kosovaboxing.org.

Të shtunden nga ora 20:00 Besar Nimani do të ketë meçin më të vlefshëm në karrierën e tij. Ai do të sfidoj për herë të parë një titull ndërkombëtar, atë titullin Internacional të Gjermanisë në kategorinë e mesme të lehtë. Dueli do të zhvillohet në Ofen Stadthalle në Veltins, afër Berlinit në Gjermani. I pranishëm në këtë ngjarje do të jetë edhe kryeredaktori ynë Artan Vërbica i cili do të sjell për lexuesit e Kosova Boxing emocionet nga vendi i ngjarjes. Nimani deri më tani ka zhvilluar 7 meçe profesioniste, ku të gjitha i ka përfunduar para kohe.

Shpend Ahmeti
12 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.