RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Besar Nimani kundër Zoran Cvek të dielën në Pejë

2 min read

Besar Nimani do të zhvillon meçin e tij të 11-të profesionist në Pejë këtë fundjavë. Kundërshtari i Nimanit do të jetë kroati Zoran Cvek i cili ka bilanc prej 7 fitoreve (5 KO) dhe 18 humbjeve. Ky bilanc i kroatit Cvek nuk e tregon realitetin e vërtet pasi ai është shumë boksier cilësor. Cvek është i njohur për opinionin tonë pasi në të kaluarën ka boksuar me dy boksierët tanë Erjon Zeka dhe Jetmir Kuçi. Cilësia e tij tregon shumë mirë, kur mposhti Zekën në Prishtinë me TKO 3 me 2009, ndërsa tregoi rezistencë të madhe ndaj Jetmir Kuçit në Shkodër, duke u mposhtur me vendim unanim pas gjashtë raundeve në vitin 2010. Dhe tani vjen meçi i tretë i kroatit në trevat shqiptare, por kësaj radhe në qytetin e Pejës kundër të pamposhturit Besar Nimani. Pas kësaj ndeshje Nimani do të boksoj me 26 Maj, në Bielefield të Gjermanisë. Ai është në negociata me shumë boksier cilësor dhe një titulli të rëndësisë së madhe, por kjo do të jetë befasi për lexuesit tanë.

Nimani është përgaditur mjaft mirë për këtë përballje. Ky meç do të jetë i pari në Kosovë në boksin profesionist për Nimanin. 10 duelet tjera Nimani i ka zhvilluar në Gjermani duke shënuar rekord fantastik, 10 fitore (8 KO).

Meçi Nimani dhe Cvek do të jetë parameç i Shpetim Shalës dhe Gabor Varadi. Publiku pejan dhe ai kosovar, do të kënaqet me boks cilësor amator dhe profesionist, ku edhe Ilir Canolli do të boksoj kundër lituanezit Florians Strupitz.  Dueli Nimani dhe Cvek do të zhvillohet në 6 raunde.

Foto: Eroll Popova

Artan Vërbica
19 Prill 2012

6 thoughts on “Besar Nimani kundër Zoran Cvek të dielën në Pejë

  1. Presim fitore prej Shales, Nimanit dhe Canollit, kismet do te jem ne palestren Karagaq me shoqni dhe do te keni perkrahjen maksimale te publikut. Suksese

  2. vetem fitore dhe sukse per gjithe shqiptaret e posaqerishte per besin i cili eshte nje boxer mjaft cilsor dhe bukuroosh,veq kush ta ka inati bes sa shum i bukur je top model e ti ice ice baby qite ftyren tane ta shohim ahhahahha

  3. Pres fitore nga Besar Nimani vetem perpara se je bokser i shkelqyshem deshiroj suksese edhe te dielen besoj qe jom ne pej se e meriton (L).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.