RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Besar Nimani kundër Mike Miranda për titullin IBF Internacional

2 min read

Besar Nimani 22Boksieri ynë Besar Nimani do të sfidon titullin IBF Internacional me 31 maj në Bielefeld të Gjermanisë. I pamposhturi, Nimani 16-0 (13 KO), pas suksesit të dy viteve të mëparshme kur fitoi titujt e vlefshëm të kampionit të Gjermanisë, versionit më të vlefshëm BDB – Internacional në kategorinë gjysëm të mesme dhe kampion IBF të Evropës, do të sfidon edhe titullin e tretë në karrierë.

Ai do të sfidon boksierin me shumë eksperiencë, brazilianin Mike Miranda i cili ka bilanc prej 41 fitore (37 KO) dhe katër humbje. Ky meç do ti hapë sfida të reja boksierit tonë i cili me fitore eventuale do të ngritet në TOP-15 në versionin IBF.
Miranda është kampion aktual i Brazilit dhe i Amerikës Jugore në kategorinë gjysëm të mesme. Në të kaluarën ka sfiduar edhe titujt botëror, WBO-Interim, dhe ka fituar WBO-Latino, WBC të shteteteve Spanjolle.   

Sikurse Nimani ashtu edhe Miranda e kanë synim vetëm fitoren në këtë përballje. Miranda për mediet braziliane kishte deklaruar se në Gjermani udhëton për fitore, ndërsa Nimani është duke u përgatitur maksmalisht duke e ditur kualitetin e boksierit nga Brazili, i cili nuk duhet nënqmuar.

“Jam duke u përgatitur maksimalisht. Kam të bejë me një boksier cilësor dhe me shumë përvojë. Vetëm shikone rekordin e tij dhe kjo tregon se çfarë boksieri është. Por, unë me 31 maj do të fitoj këtë sfidë dhe do të kërkoj sfida të tjera që sa më shpejt më shtinë në garë tjetër për titullin e kampionit të botës” theksoi Nimani për Kosova Boxing.

Duhet përgëzuar boksierin tonë Besar Nimani i cili gjatë karrierës së tij ka boksuar me boksier të kalibrit të madh, duke mos i ikur sfidave të mëdha dhe boksierëve të përzgjedhur. Vlen të përmenden fitoret ndaj Emre Altintas, Erve Mbongo, Sandor Micsko etj.

Agjencioni Kosova Boxing ka ndërmjetësur meçin Nimani dhe Miranda ndërmjet presidentit të federatës së boksit të Brazilit, Adimilson Vasconcelos Da Cruz.

Artan Vërbica
9 prill 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.