RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Besar Nimani kampion Internacional i Gjermanisë

4 min read

Foto : Eroll Popova

Velten, Gjermani, 15 Tetor 2011 – Besar Nimani ka arritur të fiton titullin e parë ndërkombëtar. Nimani 8-0 (7 KO) arriti ta mposht afrikanin e natyralizaur Erve Mbongo 13-2 (11 KO) me vendim unanim pas dhjetë raundeve. Ky meç ishte i vlefshëm për titullin Internacional të Gjermanisë në kategorinë e mesme të lehtë. Meçi Nimani dhe Mbongo ishte i paramramti në parameç të Marco Schulze dhe Omar Siala, e cila doli të jetë më intersant se meçi kryesor.  ”Jam shumë i lumtur për triumfin dhe për titullin. Ky është vetëm fillimi im, shpresoj të vazhdoj me këso paraqitjesh të mija” theksoi Nimani për Kosovaboxing.org.

Kosova Boxing ju sjell përshkrimin nga ngjarja e mbrëmshe nga raundi në raund.

Raundi 1
Një raund ku në fillim të dy boksierët matën forcat e tyre, por Nimani krijoi një epersi më të madhe me disa goditje të sakta, gjë që fitoi raundin e parë me 10-9.

Raundi 2
I koncetruar jashtëzakonisht mirë, Nimani vazhdoi tempin e raundit të parë edhe në të dytin, ku me shumë përparsi krijoi avantazh të mire edhe në këtë raund. Nimani udhëhiqte me 20-18.

Raundi  3
Dominim edhe më i madh i Nimanit, ku në disa raste tregoi më shumë forcë dhe vetëbesim, ku në disa raste goditi mjaft fortë Mbongan, por Mbonga u pa që është përgaditur shumë për këtë përballje dhe duroi disa goditje të forta. Nimani krijoi rezultat 30-27.

Raund 4
Pas tre raundeve të përkryera nga Nimani, në raundin e katërt kishte disa lëshime nga Nimani cili nga vetëbesimi i tepruar dhe dëshira e madhe për ta “KNOCK-OUT-ur”, arriti të merr disa goditje, duke humbur këtë raund. Mbonga zvogëlon rezultatin në 39-37.

Raund 5
Nimani rikthehet duke treguar vetëveten dhe karekterin e tij, mirëpo duke stabilizuar vetën dhe duke boksuar me kujdes të shtuar. Në këtë raund me disa goditje të bukura, arrit që edhe më shumë të bën këtë ndeshje interesante duke rritur emocionet tek të pranishmit. Nimani shton epersin në 49-46.

Raundi 6
Deri sa përballja po bëhej gjithënjë më interesante, ky raund del të jetë më i bukuri ku Nimani me disa goditje të njëpasnjëshme godet Mbongan, por Mbonga i kundërpërgjigjet me një seri goditjesh, por Nimani sërish nuk ja len duke goditur mjaft fortë, por ishte gongu që e shpëton afrikanin. I gjithë publiku pas kësaj duartroket. Nimani udhëheq bindshëm me 59-55.

Raundi 7
Edhe raundi i 7-të ishte skenë e përsëritur e raundit të 6-të, por prapë këmbëngules ishte Nimani  i cili i dha mjaft goditje të forta, por prapë nofulla e forte e Mbonga duroi shumë. Nimani shkonte drejt titulli, tani 69-64 për te.

Raundi 8
Në këtë raund Nimani boskoi për publik dhe për shikues, doke lozur nepër ring por herë pas here e goditi fortë me të djathtën e tij, duke fituar edhe këtë raund. Razultati vetëm se shtohej dhe tani Nimani udhëhiqte me 79-73. Pas këtij raundi u pa që Nimani kishte fituar meçin, por kujdesi ishte mjaft i madh tek ai.

Raund 9
Nimani kishte shtuar epersi, por dëshira e tij ishte që të mban rekordin e tij 100% me “Knock-Out”. Nimani goditi fortë me të djathtën etij, duke e plandosur në dysheme, por Mbonga u zgjua. Më pastaj Nimani goditi mjaft fortë prapë, por ai rezistoi. Nimani shtoi edhe më shumë epresin me 89-81.

Raundi 10
Fituesi i këtij takimi ishte përcaktuar, por të gjithë shikuesit ishin në këmbë dhe dëshironin të shofin përfundimin e Nimanit me KO spektakulare. Nimani kishte tre tentative ku disa në herën e parë Mbonga humbi ekulibrin por gjyqëtari e shpëtoj, nuk e dimë për çfarë arsye duke ndalur hovin e Nimanit. Përsëri Nimani vazhdoi njëjtë ku sërish gjyqëtari e ndërprejti serine e tij e cila ishte e pakuptishme. Raundi përfundoj, ndërsa Nimani fitoi. Nga paragjykimi ynë doli që Nimani të fiton me 99-89.

Fitorja e Nimanit u vlerësua mjaft shumë nga njohësit e boksit gjerman, të cilët ishin në numër të madh në këtë spektakël. Siç e vlerësuan ekspertët, kjo ishte ndeshja më e mirë e natës, por edhe në 10-vitet e fundit për titullin internacional gjerman. Në përkrahje të Nimanit ishte edhe boksieri ynë i mirënjohur Haxhi Krasniqi i cili javën që vjen në Frankfurt të Gjermanisë do të bokson për titullin WBO të Evropës.Të pranishëm ishin edhe shumë figura të boksit në Gjermani, si traineri i famshëm Ulli Vegner, pastaj ish-kampioni botëror Rocky Gracciano, kampioni aktual botëror në WBO në kategorinë super të mesme Robert Stieglitz, ish-boksieri i njohur Timo Hoffman etj. I befasur me paraqitjen e boksierit tonë ishte trainer Ulli Vegner i cili i dha lavdata të mëdha Nimanit. Ai i tha menagjerit të Nimanit, se Nimani ka të gjitha për një kampion të ardhshëm botëror.

I pranishëm ishte edhe fotoreporteri ynë i njohur Eroll Popova. Kosova Boxing nesër do t`ju sjell edhe një fotogaleri nga përzgjedhja e Popovës për adhuruesit tonë.

Artan Vërbica
16 Tetor 2011

2 thoughts on “Besar Nimani kampion Internacional i Gjermanisë

  1. urime shoki jem per fitoren se je bokseeri madh besoj qe edhe ne meqin e arshim me fitore zotit nimon pershendes nga shoki jot mahmut gorda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.