RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Besar Nimani debuton me KO

1 min read

Hamburg, Gjermani, 12 Shkurt 2011 – Besar Nimani ka debutuar në mënyrën më të mirë, me fitore ndaj gjermanit Steve Wuensch. Nimanit iu deshën vetëm 58 sekonda për të përfunduar duelin. Kjo fitore do t`i jap edhe më shumë vetëbesim për të ardhmen në ringun profesionist. Duelin e radhës Nimani do t`a zhvilloj me 5 Mars në Bielfeld. Gjatë këtij viti Nimani do të zhvilloj afër 8 deri 10 duele profesioniste. Ai do të ketë përkrahjen e menagjerit Iskender Kartal i cili do t`i mundësoj sa më shumë meçe profesioniste. Nimani ka të kaluar të shkëlqyeshme në boksin amator, ku ka fituar turneun Adem Jashari me 2009 dhe ka përfaqësuar disa herë Reprezantacionin e Kosovës denjësisht.

Kosovaboxing.org
13 Shkurt 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.