RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Besar Nimani, Armand Cullhaj dhe Nasi Hani mësojnë kundërshtarët për 26 Maj

3 min read

Bielefelder FIGHT-NIGHT, quhet mbrëmja e 26 Majit, ku tre shqiptarët tanë, Besar Nimani, Armand Cullhaj dhe Nasi Hani do të boksojnë. Gjithçka kanë bërë të mundur dy organizatorët, Berat Nimani dhe Granit Shala që kjo natë të jetë e përkryer. Prandaj shiquesit me 26 Maj në palestrën Sportpalast të Bielefield do të kënaqen me boks cilësor që do të sjellin dy promoterët e rinjë shqiptar. Krahas tre duele ku do të boksojnë boksierët tanë shqiptar, do të zhvillohen edhe pesë meçe tjera profesioniste,  ku do të ketë edhe boksier nga ekipi SES Boxing, dhe ekipe tjera.

Protagonist kryesor i kësaj mbrëmje do të jetë Besar Nimani i cili do të mbron titullin e kampionit Internacional të Gjermanisë kundër kroatit Almin Kovacevic. Nimani 11-0 (9 KO) do të ketë përballë një boksier me shumë përvojë i cili ka bilanc prej 10 fitore (4 KO), 11 humbje dhe 2 barazimeve. Kovacevic ka boksuar me shumë boksier të njohur si italianin Pascuale Di Silvio , gjermanin Anthony Ukeh, franqezin Yven Wendy etj. Pra, mund të themi që do të jetë një përballje dhe sfide interesante kundër Nimanit.

Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe i paralajmëruari Armand Cullhaj. Ai përball do të ketë poashtu një kroat, bëhet fjalë për Marijan Markovic. Cullhaj 11-3-3 (6 KO), pas një humbje të bafasueshme dhe tinzare nga Karim Allous, do të mundohet të rikuperon rezultatin e tij. Menaxheri i tij, Granit Shala kishte kërkuar me ngulm ti revanshohet Allous, por ekipi i tij kishte refuzuar revanshin. Kjo mbetet e shkuar, dhe tani Cullhaj do të ketë përballjen me kroatin Marijan Markovic i cili ka bilanc prej 4 fitore (3 KO) dhe 12 humbje. Dueli Cullhaj dhe Markovic do të zhvillohet në 6 raunde.

Shqiptari tjetër që do të boksoj në këtë mbrëmje do të jetë strugani Nasi Hani. Ai për kundërshtar do të ketë gjermanin Falko Bessar. Hani 5-0 (2 KO), ka dy vite që nuk ka zhvilluar asnjë duel profesionist, dhe kjo ndeshje do të jetë e mirëserdhur për rikthimin e tij. Ish reprezentuesi i Maqedonisë, i cili ka eksperiencë të madhe në boksin amator, do të sjell emocione të mëdha me 26 Maj. Ndërsa kundërshtari i Hanit, ka Besser ka 7 meçe profesioniste ku ka shënuar 2 fitore (1 KO) dhe 5 humbje.

Në këtë mbrëmje deri më tani janë konfirmuar edhe 4 meçe deri më tani. Gjermani Chris Hermann 14-4 -0 (7 KO) do të dyluftoj me Jens Kluge 4-4-0. Ky meç do të zhvillohet gjashtë raunde.

Mathias Zemski 4-0 (1 KO) do të boksoj me Oliver Koester 5-2-0 (1 KO). Ky meç do të zhvillohet në katër raunde.

Edhe një duel do të jetë interesant në konkurrencën femërore, ku Leoni Giebel 2-0-1 do të takohet me Cagla Acaer 0-2.

Në ditët e fundit pritet që edhe dy meçe të janë në program. Shpresojmë që kjo mbrëmje e boksit të ketë suksesë të lartë.

Artan Vërbica
18 Maj 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.