O2 Arena, Londër, 5 maj 2018 – Tony Bellew ka mposhtur më lehtë se që është menduar David Hayen sonte në O2 Arena në Londër. Bellew hyri me një kujdes maksimal duke analizuar Hayen nga raundi në raund dhe goditja e parë e tij erdhi në raundin e tretë duke e hedhur dy herë në dysheme ish-kampionin e botës në dy kategori të ndryshme, David Hayen.

Dueli dukej të ishte i fortë pasi Haye fitoi raundin e parë dhe të dytë, por Bellew në gabimin e parë të bërë nga Haye e ndëshkoi atë. Ishte gongu që shpëtoi Hayen në këtë raund. Në raundin e katërt Haye disi u stabilizua, por ishte Bellew ai i cili me kujdes dhe kërkonte sërish ta godas Hayen. Raundi i pestë ishte përcaktues ku Bellew arritë që sërish ta plandos Hayen, ky i fundit zgjohet dhe vazhdon, por pas një rrebesh goditjesh nga Bellew, gjyqëtari në ring, Howard Foster ndërpreu meçin. 

Kjo është hera e dytë që Bellew mposht Hayen. Ai e mposhti edhe në mars të vitit të kaluar me nakaut teknik në raund të 11-të.

Sipas disa zërave që kanë çarkulluar në muajt e fundit, Bellew pritet të boksoj me Andre Ward i cili dëshiron të sprovohet edhe në kategorinë  e rënd. Ward ish-kampion i padiskutueshëm botëror në dy kategori të ndryshme, super të mesme dhe gjysëm të rënd, ka ngritur peshën dhe seriozisht po mendon rikthimin në ring dhe atë kundër anglezit Bellew.

www.kosovaboxing.org
5 maj 2018