RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Bellew ndal Haye-n në raund të 11-të

2 min read

Tony-BellewO2 Arena, Londër, Angli, 4 mars 2016 – Tony Bellew ka shkruar histori mbrëmë duke mposhtur njërin ndër boksierët më të mirë në botë në 15-vitet e fundit. Që nga fillimi të dy boksierët nuk treguan aspak respekt për njëri-tjetrin duke sulmuar të dytë dhe duke mos kursyer asgjë nga vetja, por ishte Bellew pak më shumë që bëri në raundin e parë.

Haye bellew 3Nga raundi i dytë deri te i pesti, këto katër raunde rresht i fitoi David Haye i cili tregoi performancën e tij të shkëlyeshme ku herë pas here godiste fortë Bellewin, por ky i rezistonte goditjeve.

haye 6Raundi i gjashtë ishte ai që ndroi gjithçka dhe dha në një mënyrë epilogun e këtij meçi. Pasi të dy boksierët u lëshuan në një betejë të hapur, pati rrëshqitje nga dy boksierët, së pari nga Bellew e pastaj nga Haye, por nga jo kontrolli i duhur nga Haye ai në këtë raund lëndoi akilin e këmbës së majtë gjë që dukej se e kishte vështirë. Në vazhdimin e raundit Haye u gjet në dysheme pas një rrëbeshi goditjesh, por që u ngritë dhe vazhdoi duke u mbajtur deri në fund të raundit.

hayeNë raundet në vazhdim nga e shtata deri e njëmbëdhjeta Bellew kishte më shumë nga meçi dhe krijoi epersi të dukshme ku ai udhëhiqte për tre pikë më shumë sipas numërimit tonë. Por, dueli nuk shkoi deri në fund, ku në raundin e njëmbëdhjetë Bellew godet Hayen ku ai gjindet në nokdovn duke dalur jashtë litarëve, por që zgjohet shpejtë duke u rikhyer dhe duke dashur të vazhdojë, por që trajneri i tij, Shane McGuian hodhi rizën në shenjë dorëzimi. Nuk pati reagim nga Haye dhe ai si një sportist i vërtetë pranoi humbjen. Ndërsa Bellew nuk i besonte vetës dhe i gëzuar që mposhti një boksier të madh si David Haye.

Pas meçit kuptuam që edhe Bellew kishte pasur probleme me lëndim. Edhe ai kishte thyer dorën e djathtë gjatë meçit: “E theva dorën në raundin e dytë apo të tretë, por nuki kisha dhimbje sepse dëshiroja pa masë fitoren ndaj Haye dhe mendjen e kisha vetëm te fitorja” theksoi Bellew pas meçit.

Haye nuk e përmendi në asnjë moment lëndimin: “Ai ishte më i mirë, ai fitoi me meritë. I uroj suksese. Nëse dëshiron që prapë të boksojmë, jam i gatshëm. Kudo që ai ka dëshirë në Liverpool, Manchester, sepse ai është fitues dhe ka të drejtë të vendos për lokacionin” tha Haye.

Bellew vs. HayeTë dy boksierët u përqafuan dhe treguan respekt për njëri-tjetrin duke treguar se paralojrat janë të natyrshme në boksin profesionist.

Artan Vërbica
5 mars 2017 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.