RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Bedarin Toma shënon fitoren e parë në boksin profesionist

2 min read

Pyatigorsk, Rusi, 17 Mars 2010 – Perspektiva e boksit shqiptar, Bedarin Toma ka zhvilluar duelin e dytë profesional. Pas humbjes së luftës së pare kundër Joseph Rabotte me anë të pikëve, dhe ndarjes nga promoteri i famshëm Duva, ai nuk u ndal por mori guximin dhe filloi prapë, duke rrezikuar në udhëtim për në Rusi ku mposhti rusin Anatoly Grebenyukov 0-4, me knock out teknik. Kjo fitore do t`i sjell më shumë vetëbesim dhe afirmim në boksin botërorë. Ish-kampioni “New Jersy Golden Gloves” luftën e ardhshmë do ta zhvilloj në fund të muajit Prill. “Jam i gëzuar për triumfin. Ishte e vështirë, por morra guximin dhe udhëtova në Rusi. Nuk është e lehtë të fitosh atje, mirpo tani shënova fitoren e parë në boksin profesional” deklaroi Toma për KosovaBoxing.org.

Bedarin Toma është nga Lezha e Shqipërisë, mirpo ka emigruar në SHBA-të disa vite më pare. Ai posedon një konstrukt të forte, dhe shquhet me goditje të forta. Inspirimin për t`u bërë boksier e ka marrë nga legjenda e boksit botërorë Rocky Marciano. “Isha një here në një dyqan të mallrave. Aty pash një fotografi të boksierit legjendar, Rocky Marciano të ngjitur në murr. Ajo ishte pikënisja ime” përfundon Toma.

Bedarin Toma ka nënshkrruar kontratë të re me promoterin nga Rusia, Sergey Kastenko, ATEM Promotion. Ai i do t`i mundësoj boksierit tonë disa duele në Rusi për t`a promovuar, mirpo Toma ka të drejt të boksoj edhe në evinimente të tjera nësë i ndonjë promoter tjetër i ofron ndonjë kontratë apo ofertë.

Artan Vërbica
19 Mars 2010

1 thought on “Bedarin Toma shënon fitoren e parë në boksin profesionist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.