RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Bajrami fiton me vendim unanim ndaj Kapp

1 min read

Stadtsaal, Spitta Drau, Austrim 16 Qershor 2012 – Tefik Bajrami ka shënuar fitore me vendim unanim pas katër raundeve ndaj austriakut Andreas Kapp. Dueli ishte paraparë të zhvillohej në 6 raunde, ndërsa ky meç u mbajt në 4 raunde. Edhe pse ky meç ishte parashikuar të zhvillohej në kategorinë “Cruiser” kjo u zhvillua në kategorinë e rënde, sepse Kapp kishte 102 kilogramë. Kjo fitore për Tefikun vjen në një moment të volitshëm pasi ai do të zhvillon duelin e radhës me 14 Korrik në vendlindjen e tij në Podujevë. Në këtë mbrëmje kishte boksuar edhe boksieri tjetër shqiptar Petrit Mazrekaj, ku ka shënuar fitore mirëpo nga cili kundërshtar nuk kemi arritur të mësojmë.

Artan Vërbica
17 Korrik 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.