RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Bajrami dhe Rrustemi triumfojnë në Lucern

1 min read

tefik vs behluloviq erzen rrustemi 2Littau, Lucern, Zvicër, 24 Shkurt 2013 – Dy boksierët tanë Tefik Bajrami dhe Erzen Rrustemi kanë triumfuar me ndërprerje në duelet e tyre të radhës. Bajrami 6-2-0 (3 KO) përball kishte boksierin boshnjak Elvir Behluloviq 1-16, të cilin e mposhti me nakaut klasik në raundin e katërt. “Kundërshtari im ishte mjaft i papërshtatshëm. Deri në raundin e katërt nuk arrita të gjej metodën time për ta nakautuar, më pastaj e gjeta goditjen përfundimtare. Jam i lumtur me fitoren” theksoi Bajrami për Kosova Boxing.

Në këtë mbrëmje boksoi edhe Erzen Rrustemi i cili zhvilloi meçin e dytë në boksin profesionist. Rrustemi 2-0 (2 KO) boksoi kundër boksierit turk i cili kishte mjaft eksperiencë Muhammed Ali Durmaz 7-15-0 (6 KO) të cilin e mposhti me nakaut në raundin e dytë. “Durmaz hyri me furi të plotë kundër meje. E kisha parasysh eksperiencën që ka më tepër se unë në boksin profesionist. Pranova dy goditje të fuqishme që në raundin e parë. Por në raundin e dytë e pashë se ai të gjithë potencialin e kishte humbur në raundin e parë dhe unë fillova të sulmoj ku e mposhta me disa goditje të sakta para kohe” theksoi Rrustemi për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
24 Shkurt 2013

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.