RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Badr Hari rikthehet me 14 Maj kundër Tony Gregori

1 min read

Kick-boxieri më spektakular këto vitet e fundit, Badr Hari do të rithehet në ring me 14 Maj në Lion të Francës. Hari ka një vit që është larg betejeva për shkak të dënimit dhe vuajtjes së burgut dhe disa problemeve të tij personale. Hari së pari mori diskualifikim për goditje në dysheme të Hesdy Gerges e pastaj bëri një skandal në jetën e tij private duke u rrahur me në një klub nate në Amsterdam. Ai për kundërshtar do të ketë franqzin Tony Gregori. Gregori në të kaluarën është ndeshur edhe me kick-boxierin tonë Azem Maksutaj. Duelin e fundit me Gerges e kishte përcjellur edhe traineri ynë i njohur Gasper Kaçinari. “Ishte shumë interesant ajo ndeshje. Isha afër aty, ku asnjë nuk e priti një gjest të till nga Hari, por në sport ndodhin gjëra të tilla. Unë mendoj se Badr Hari është i adhuruar nga tifozët e kick-boxit dhe rikthimi i tij do të jetë i mirëseardhur” dekalroi Kaçinari për kosovaboxing.org.

Armend Fetahu
31 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.