RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Badou Jack vs. Jean Pascal me 6 qershor – Pse jo, Krasniqi!

2 min read
Artan Vërbica / 15 maj 2021
Badou Jack dhe Jean Pascal do të takohen sërish në një përballje të drejtpërdrejt për titullin e kampionit të botës në versionin WBA, titullin “WBA-Regular”.
Revanshi u caktua me 6 qershor në Majami të SHBA-ve. Meçi do të jetë parameç i Floyd Mayweather dhe Logan Paul, ndeshje kjo vetëm përfituese dhe e asnjë rëndësie të veçantë nga ish-pesë herë kampioni i botës dhe luftëtarit të Youtube personalitetit të boksit.
Pascal mposhti Jack-un në meçin e tij të fundit me 28 dhjetor të vitit 2019. Nga ajo kohë ai nuk ka boksuar më. Do të duhej që Pascal titullin “WBA-Regular”, ta mbronte kundër boksierit tonë Robin Krasniqi, pasi ai fitoi brezin “WBA-Interim” duke mposhtur Dominick Boesel me 10 tetor të vitit të kaluar dhe detyrimisht regulla vlen që Pascal do të duhej të boksonte me Krasniqin, por kjo si duket nuk do të ndodh në këtë moment dhe rasti i vije sërish Badou Jack-ut për revansh. Një fakt tjetër vije edhe renditja e boksierëve në versionin WBA, Krasniqi renditet i pari, ndërsa Jack i 11-ti.
Sigurisht që interesi më i madh dhe më përfitues është që Pascal të boksoj kundër Jack dhe kjo tani më është zyrtare, por se Krasniqi po anashkalohet padrejtësisht. Nuk kemi parë këto ditë ndonjë reagim nga tabori i Krasniqit!, të cilit do të duheshin të reagonin.
Ndryshe nga Pascal i cili nga meçi i fundit me Jack nuk ka zhvilluar asnjë përballje, Badou Jack me 28 nëntor të vitit të kalaur mposhti amerikanin Blake McKernan (13-1-0, 6 KO) një duel tetë raundesh me vendim unanim. Jack tregoi formë të mirë duke fituar të gjitha raundet.
Dueli Pascal dhe Jack sërish pritet të jetë interesant. Përballja e parë ishte luftë e vërtetë dhe shumë e ngushtë gjë që dy gjyqëtarë e vlerësuan fitoren e Pascal me 114-112, ndërsa njëri me 114-112 për Badou Jack.
WBA ka këta kampion: 
Dmitry Bivol – (WBA Super Champ)
Jean Pascal – (WBA Regular Champ)
Robin Krasniqi – (WBA Interim Champ – #1)
Joshua Buatsi – (WBA International Champ – #2)
Mathieu Bauderlique – (WBA Inter-Continental Champ – #9)
Yunieski Gonzalez – (WBA Fedelatin Champ – #10)
www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.