RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Badou Jack mbron titullin kundër Lucian Bute

1 min read

Badou Jack vs. Lucian ButeSuedezi i natyralizuar Badou Jack (20-1-1, 12 KO) do të mbroj titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBC. Ai nesër mbrëma në Washington do të ketë përball romunin me nënshtetësi kanadeze, Lucin Bute (32-3-0, 25 KO).

Në matje zyrtare të zhvilluara sot, Jack doli të jetë 75.7 kg, ndërsa Bute ishte 76.2 kg. 

Kjo do të jetë mbrojtja e dytë e titullit WBC për Jack. Ai këtë titull e fitoi në prill të vitit të kaluar duke mposhtur amerikanin Andre Dirrell me vendim të një anshëm. Ndërsa arriti ta mbroj titullin e WBC-së në shtator të vitit të kaluar kundër anglezit George Grooves me vendim unanim.

Bute humbi titullin e kampionit të botës në versionin IBF në dhjetor të vitit të kaluar nga anglezi, James DeGale. Tani ka rastin të fitoj titullin tjetër atë të versionit WBC, dhe ky do të jetë rast i mirë për te.

Kosovaboxing.org
29 prill 2016  

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.