RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Badou Jack dhe James DeGale takohe me 14 shkurt në Las Vegas

4 min read

badou-jack-vs-james-degaleDy kampionët botëror, apo dy më të mirët e kategorisë super të mesme, Badou Jack 20-1-2 (12 KO) dhe James DeGale 23-1-0 (14 KO) do të takohen me 14 janar në Las Vegas. Ky meç do të jetë i vlefshëm për titujt WBC dhe IBF, pasi Badou Jack është kampion i WBC-së dhe James DeGale kampion i IBF-it.

Pas këtij dueli kategoria super e mesme do të ketë një kampion të vërtetë në këtë kategori me dy breza, pasi Gilberto Martinez është kampion i botës në WBO dhe Felix Sturm kampion i botës në WBA. Dhe pas këtij dueli mund të kemi edhe një meç tjetër për bashkimin e titujve ku me tre tituj do të jetë kampioni i padiskutueshëm i kësaj kategorie.

Kosova Boxing me interes të madh është duke përcjell ngjarjet që do të nodhin në këtë kategori, pasi dy boksierët tanë Robin Haxhi Krasniqi dhe Naim Terbunja pritet të marrin rastin të boksojnë me ndonjërin prej tyre. Fokusi i Krasniqit do të jetë titulli WBO dhe WBA pasi interesi është më i madh nga gjermanët për të ardh tek këta tituj. Krasniqi ditë më parë është shpallur mandatori zyrtar për meçin eliminator nga versioni WBO dhe ai duhet të boksoj me Arthur Abraham në fillim të vitit. Abraham është paraparë të boksoj me britanikun Martin Murray me 12 nëntor, por Abraham është tërhjekur nga kjo përballje gjëja që ka pësuar lëndim, për t`u fokusuar për duelin me Krasniqin e cila do të jetë e një rëndësie më të madhe e cila do ti jep rastin për revansh me Gilberto Martinez. Fitorja e Krasniqit ndaj Abraham hap rrugë drejt titullit të kampionit të WBO-së, Gilbert Martinez. Por, edhe versioni WBA pritet shumë shpejtë ti shpallë të rejat për brezin e tyre, pasi Felix Sturm është dal pozitiv me “Anabolic Steroid” në meçin e tij që e zhvilloi me Fedor Chudinov me 20 shkurt. Dy muaj më pastaj në prill të këtij viti Federata e boksit profesionist të Gjermanisë, BDB, kumtoi lajmin se Sturm kishte përdorur substancën e ndaluar. Lajme të këqija për Sturm erdhen edhe më keq në shtator të këtij viti ku shteti gjerman, ka lëshuar dëshmi kriminale ndaj tij për doping dhe ai do të ndjekët penalisht nga shteti gjerman. Krasniqi rangohet i 13-ti në WBA, por njëkohësisht është edhe kampion WBA Inter-Kontinental kampion dhe mund të marrë rastin për titull bote me dy meçe. Por, sipas të gjitha gjasave ekipi i Krasniqit, SES Boxing do të koncetrohet tek brezi i WBO-së.

Ndërsa Naim Terbunja i cili ka pasur një vit të sukseshëm me 2016 duke fituar tre përballje një pas një, do të ketë rastin me 9 dhjetor të fitoj titullin e Suedisë kundër Sven Fornling. Në rast të fitores ndaj Fornling, atij i hapet një dritare e re dhe në vitin 2017 do të marrë rastin kundër Badou Jack apo James DeGale. I gjithë ky plan sillet pasi të dy kampionët botëror i kanë hesapet e pa çëruara me boksierin tonë i cili ishte më i mirë në duelet e tyre të drejtpërdrejta, pasi Terbunja ishte më i mirë se të dytë në boksin olimpik. Për të vërtetuar këtë është se Badou Jack ishte gjithmonë boksieri i dytë në Suedi pas Terbunjës ku ai nuk ka ardhur në shprehje asnjëherë të fitoj Terbunjën duke kalkuluar edhe me kategori. Ndërsa që kualifikimet për Lojrat Olimpike “Pekini 2008” ai vendosi të boksoj për vendin e lindjes, Gamboan e Afrikës, për të dalë i dyti në Afrikë për olimpijad. Pra, dëshira e Jack-ut ekziston dhe ai tani ka dëshirë ti revanshohet Terbunjës në boksin profesionist. Poashtu James DeGale u shpallë kampion olimpik në “Pekini 2008” duke fituar të artën. Por në kualifikimet për Lojrat Olimpike në Peskara të Italisë, Terbunja doli kampion i kualifikimeve ndërsa DeGale i dyti. DeGale i iku finales me boksierin tonë, ndërsa që sot e asaj dite ai kritikohet për këtë ikje të përballjes dhe dëshiron të boksoj me boksierin tonë.

Pra, viti 2017 do të jetë mjaft interesant dhe shpresojmë që dy boksierët tanë të marrin rastin dhe të kenë shansin për të fituar titullin e botës.

Artan Vërbica 
27 tetor 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.