RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Azize Nimani, vetëm një hap larg medaljes botërore dhe olimpijadës

2 min read

Azize NimaniAstana, Kazakistan, 23 maj 2016 – Azize Nimani është duke shkëlqyer në kampionatin botëror që po zhvillohet në Astana të Kazakistanit.

Ajo deri më tani ka zhvilluar tre meçe të rëndësishme, ku ka dalur në tre përballjet fituese duke siguruar çerekfinalen.

Shorti i Nimanit ishte mjaft i padëshirur ku ajo në xhiro të parë u ndesh me të tretën e kampionatit të Azisë të vitit 2015, mongolen Nandintsetse Myagmardulam. Pas një dueli të fortë Nimani arriti ta mposht me rezultatë bindës, 3 me 0.

Në rrethin e dytë fati saj deshti të takohet me pesë herë kampionen e botës, indianen Chungneijang Marykom. Marykom legjendë e boksit femëror ku për te është zhvilluar edhe film, ishte favorite ndaj boksierës sonë. Por, kjo nuk i la përshtypje Nimanit e cila fitoi edhe ndaj saj, duke e mposhtur me rezultat, 2 me 0. Askush se besoi që Nimani do të fitoj, ndërsa mbrëmë ishte krye lajm botëror i boksit, eliminimi i Marykom.

Për Nimanin nuk kishte më meçe të lehta dhe vetëkënaqësi. Ajo sot u takua me numrin një në botë në ranglistë, italianen Marzia Davide. Nimani dhe Davide ishin takuar në Lojrat e para evropiane, në Baku 2015, ku padrejtësisht Davides iu dha fitorja në gjysëmfinale, ndërsa që Nimanit i takoi medalja e bronzt. Kësaj radhe Nimani e mposhti bindshëm me rezultat 2 me 0, duke iu revanshuar.

Nesër Nimani do të ketë edhe një sfidë të rëndësishme. Ajo do të boksoj me vendasen kazaken, Jaina Shekerbekova. Shpresojmë që Nimani të dal fituese dhe të siguron medaljen botërore dhe vendin në Lojrat Olimpike verore që do të mbahen këtë verë në Rio De Janiero në Brazil.

Meçin Azize Nimani dhe Jaina Shekerbekova mund ta shiqoni në www.aiba.org – drejtpërdrejt, nga ora 15:30.

Artan Vërbica
23 maj 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.