RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Azize Nimani mposht Yilmaz dhe kualifikohet në kampionat botëror në Kinë

2 min read

Hennef, Bon, Gjermani, 7 Mars 2012 – Në ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror të femërave, Azize Nimani ka siguruar pjesëmarrjen për Qinhuangdao në Kinë. Azizja përball kishte boksierën lokale Pinar Yilmaz të cilen e mposhti me rezultat të ngushtë 14-11. Nimani iu revanshua për humbjen e padrejtë të vitit kaluar kur ajo u dëmtua padrejtësisht dhe ky shkak u bë mjaft e madhe ku federata Gjermane, nuk lejoi asnjërën të marrë pjesë në Rotterdam të Holandës në kampionatin evropian.

Nimani para ndeshjes është lutur nga klubi i Yilmaz që të hjek dorë nga ballafaqimi, për shkak se nuk ka përvojë dhe nuk ka aftësi të marrë pjesë në kampionatin evropian në Kinë, që njëherit janë edhe kualifikimet për Lojrat Olimpike në Londër këtë vit. Por Azizja ka qenë e vendosur dhe nuk është tërhequr duke dalur në ring dhe duke fituar ndaj Yilmaz. “Kush dëshiron të shkoj në Kinë, së pari duhet të mposht mua e pastaj të shkoj në botëror” theksoi Azizja fjalët para ndeshjes.

Raundi i parë u përmbyll 4 me 0 për Yilmaz. Në raundin e dytë Azizja u rikthye shumë mirë duke barazuar 5 me 5. Në raundin e tretë Nimani ishte sërish më e mirë duke fituar 14 me 11. “Kam mbledhur deri 20 pikë, por nuk janë numëruar goditjet e mia. Fitorja ime ishte më bindëse” thekson Azizja për Kosovaboxing.org.

Kampionati botëror për femëra do të fillon me 9 Maj dhe do të zgjasë deri me 20 Maj. Aty do të përcaktohen boksierët që do të kualifikohen për Lojrat Olimpike.

Artan Vërbica
9 Mars 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.