Hën. Dhj 16th, 2019

Azem Maksutaj zhvillon duelin e fundit lamtumirës

1 min read

Azem Maksutaj do të ngjitet sërish në ring me 30 Janar 2010 në kryeqytetin e Zvicrës në  Bern.  Maksutaj do të zhvillon duelin e tij lamtumirës. Azem Maksutaj pas 18-vjet karierë të bujshme ka vendosur ti varr dorëzat përfundimisht në gozhdë dhe të tëriqet nga ringjet. Maksutaj për kundërshtar do të ketë kick-boxierin nga Franca, Jean Luc Ajinca.

Maksutaj është njëri ndër figurat më të mëdha të kick-boxit shqiptar. Ai gjatë karires së tij fitoi shumë tituj botërorë. Gjatë karieres së tij është përballur me shumë yje botërore si Tyron Spong që njëherit është edhe anëtar i klubit së bashku me kampionin aktual botërorë të versionit ISKA, Xhavit Bajrami pastaj Rey Sefo, Raslan Karaev, Michael McDonald e  tjerë.

Në parameç të këtij dueli do të luftoj edhe shqiptari tjeter, Nebi Ademi me Hugo Tasabat. Lufta e tyre do të jetë  e vlefshme për titullin e kampionit European të versionit IKBO. Edhe një tjeter shqiptar do të paraqitet në këtë mbrëmje, fjala është për Yll Maliqin i cili do të takohet me Nicolay Fain.

TV 21 do të emitoj këtë duel reportazh një ditë mbas me 31 Janar në emisionin sportiv  2 me 1 nga ora 22h30.

Artan Vërbica
19 Janar 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.