RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Azem Maksutaj shënon fitore me KO

1 min read

Leichtathletikhalle Wandorf, Bern, 30 Janar 2010 –  Azem Maksutaj është rikthyer në mënyrën më të mirë. Ai mbrëmë arriti fitore të vlefshme kundër kick-boxierit nga Franca, Jean Luc Ajinca me KO në raundin e tretë. Maksutaj që nga raundi i parë e kishte duelin nën kontroll dhe në rastin e parë që ju dha mundësia, e kreu si më së miri.

Maksutaj ishte mjaft i kënaqur me performancën e treguar kundër franqezit. Ai është i përgaditur për sfidat e radhës që e presin. Maksutaj pas duelit u shpreh për KosovaBoxing.org :”Kjo ishte një luftë e mirëseardhur për mua. Nuk do të tërhiqem, do të vazhdoj” deklaroi Maksutaj.

“Do ta bëj publike tek ju duelin e radhës. Në muajin Maj, në Jakobs Halle në Bazel do të takohem me kick-boxierin më të mire të të gjitha kohrave, Remy Bonjasky” tha Maksutaj.

Artan Vërbica
31 Janar 2010

1 thought on “Azem Maksutaj shënon fitore me KO

  1. Nuk eshte aspak e vertet na faqen eremy bonjaski nuk ka kurrfare date qe aj bokson ne Zvicer, pra keto janen vetem llafe per nje kikbokser qe i ka kalue koha e aktivizmit per me qene i forte sikur tjeret, me remin bonjaski as 30 sekunda nuk do ti qendronte dot, pra mjafte me rrena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.