RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Azem Maksutaj

3 min read

Azem Maksutaj u lind me 8 Korrik 1975 në  Isniq të Deqanit. Azem Maksutaj si fëmijë kishte emigruar me familje në Winterthur në Zvicër. Hapat e parë në Kick-box i filloi në moshën 15-vjeçare në qytetin ku u vendos. Talenti i tij i bie menjëherë trajnerve të tij dhe po këtë vit bëhet pjesë e rregullt e ekipit të juniorëve. Në vitin 1991 merr pjesë për herë të parë në një eviniment të “Thai-Box Gala”.

Në vitin 1992 shënon rezultatin e tij të pare kulminant duke fituar titullin e parë të kampionit të Zvicrës duke fituar ndaj Jezus Perez. Në vitin 1993 përsërit suksesin e kampionit të Zvicrës duke mbrojtur titullin. Në vitin 1994 sfidon titullin e kampionit European të versionit (EMTA – Europeen Muay Thai Association) ku fiton kundër Tom Rasmusen. Ky duel në atë kohë ishte vlerësuar si një ndër duelet më të forte të atij viti. Azem Maksutaj nuk vetëknaqet me titullin e kampionit European, ai shkon më tej duke sfiduar titullin e kampionit botërorë të versionit (WMTA – World Muay Thai Association) duke fituar ndaj Sebastian Bertalozzi. Viti 1995 nuk ishte i sukseshëm për të. Ai shënoi humbjen e pare në karierë duke humbur titullin e kampionit botërorë nga Peri Ubeda. Në vitin 1996 kalon në një kategori më të lartë në super të mesme dhe fiton titullin e kampionit botërorë të versionit më të njohur (ISKA – International Sport Karate Association) kundër Reding Faisal. Në vitin 1997 zhvillon dy duele kundër Pjetri Klee në Milano, Itali dhe Duarte në Lion, Francë. Me 7 Nëntor 1998 humb titullin ISKA nga Azem Musa Sissoko. Me 1999 kalon në kategorinë “ Cruiser”. Në këtë vit triumfon kundër Malev Manhoff në Pavia duke fituar titullin e kampionit botërorë të versionit (WKA- World Kickboxing Assosiation). Vazhdon me sukses të lartë duke fituar titullin e gjashtë të kampionit botërorë të versionit (WKAO – World Kickboxing  Assisiacition Organisation). Në Zagreb titullin e kampionit në formë lige të organizuar nga organizatori (WPKL – World Professionel Kickboxing League). Ai mposhti kroatin Igor Ivosevic. I rikthet sukseseve në vitin 2001 në kategorinë e rënd ku fiton titullin e kampionit botërorë në versionin (WMTA – World Muay Thai Assosiation). Me 2005 merr pjesë në K-1 Grand Slam në Las Vegas të SHBA-ës. Maksutaj mposhti amerikanin, Michael McDonald duke kaluar në gjysëmfinale mirpo mposhtet më pastaj nga kick-boxieri me renome botërore Raslan Karaev me anë të pikëve. Në vitin 2006 në Stokholm të Suedisë fiton titullin e kampionit botërorë të versionit (WMC –World Muay Thai Council)  kundër Larry Lindwall. Me 12 Gusht 2006 merr pjesë për herë të dytë në K-1 Grand Slam në Las Vegas ku mposhtet nga kikboksieri i famshëm Ray Sefo. Vlen të përmendet se edhe në vitin 2008 ka marrur pjesë në K-1 Grand Slam të Holandës ku mposhtet nga Tyrone Spong.

Duelin e fundit e ka zhvilluar me 30 Janar 2010, por nuk e ka shpallur pensionimin.

Rezultatet :

1992 –  Kampion Zviceran (S.M.T.V  – Zvicerane Muay Thai Federation) për junior
1993 –  Kampion Zviceran (S.M.T.V  – Zvicerane Muay Thai Federation) për junior
1994 – Kampion European (E.M.T.A – Europeen Muay Thai Association) në kategorinë e mesme
1994 – Kampion Botërorë (W.M.T.A – World Muay Thai Association) në kategorinë e mesme
1996 – Kampion Botërorë (I.S.K.A – International Sport Karate Association) në kategorinë super të mesme
1999 –  Kampion Botërorë  (W.K.A – World Kikboksit Association) në kategorinë gjysëm të rënd
1999 –  Kampion  Botërorë (W.K.A.O – Pro World Kikboksit Association) në cruzer
1999 – Kampion Botërorë (W.P.K.L – Professionel World Kikboksit League) në cruzer
2001 – Kampion Botërorë (W.M.T.A – World Muay Thay Assosiation) në kategorinë e rënd
2002 – Finalist në K-1 në Grand Slam të Francës në Marsej
2003 – Kampion Botërorë (W.M.T.A – World Muay Thay Assosiation) në kategorinë e rënd
2005 – Fitues i K-1 (Prestige Fight në Stockholm të Suedisë )
2005 – Gjysëmfinalist në (K-1 Grand Prix USA, Las vegas)
2006 – Fitues i (K-1 Super Fight në Bratislava të Sllovakisë)
2006 – Fitues i (K-1 Grand Slam në Stockholm të Suedisë)
2006 – Kampion Botërorë (World Muay Thai Coucil)
në këtë vit Azem Maksutaj bëhet kampion botërorë në të gjitha versionet që eksistojnë
2006 – Pjesëmarrës në (K-1 Grand Slam USA për herë të dytë në Las Vegas)
2008 – Pjesëmarrës në (K-1 Grand Slam Holand)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.