RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Atlas: Povetkin do të mposht Huck-un

1 min read

Traineri i mirënjohur Teddy Atlas i cili ishte trainer i Alexander Povetkin, vlerëson se ish-boksieri i tij do të mposht gjermanin këtë të shtunde. Atlas kishte deklaruar ditë më parë për mediat botërore se Povetkin do të fiton kundër gjermanit të natyralizuar. “Povetkin është shumë më i mirë se Huck. Ai do të shkatron Huck-un dhe do të mbroj titullin” deklaroi Atlas.

Atlas dhe Povetkin ishin ndarë pasi Atlas kishte marrveshje me televizionin ESPN, dhe nuk kishte mundësi të përgaditit Povetkinin i cili kishte dëshiruar të përgatitet në Rusi. Atlas ishte i pakënaqur me vendimin e Povetkin, sepse Atlas kërkoi të stërvitë Povetkinin në SHBA, por dëshira e tij ishte Rusia. Tani duket se Atlas është pajtuar me vendimin e ish-boksierit e tij. Për këtë meç Povetkin ka marrë trainerin rus Alexander Zimin. Nuk do të dihet pas këtij meçi a do të vazhdon bashkëpunimi mes Atlas dhe Povetkin në të ardhmen.

Agjencioni Kosova Boxing ka marrë akreditimin nga Saurland Event dhe do të jetë prezente në mbrëmjen e 25 Shkurtit. Ngjarjet drejtpërdrejt do t`ju sjellim këto ditë nga Stuttgarti.

Kosovaboxing.org
22 Shkurt 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.