RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Asmer Bilalli merr çmimin e boksierit më luftarak në turneun Gongu i Artë

1 min read

Ndërsa për kosovarët pati vetëm humbje në Maqedoni

Asmer Bilalli dhe Roberto CammarelleShqipëria shkëlqeu në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë” në Shkup të Maqedonisë, ku arriti të fitoj dy të arta. Ishte Asmer Bilalli dhe Alban Beqiri duke arritur të jenë ndër më të mirët në një turne të madh. Ndërsa boksierët kosovarë kanë njohur vetëm humbje në edicionin e 43-të të turneut ndërkombëtar “Gongu i artë” që të shtunën mbrëma përfundoi në Maqedoni. Gjysmëfinalet e turneut janë zhvilluar në Radovish, ndërsa finalet në Shkup. Kosovën në këtë turne e përfaqësuan Liridon Zeqiri, Gazmend Gashi, Arian Gashi e Pirro Quni. Në gjysmëfinale Liridon Zeqiri në kategorinë deri 60 kilogramë humbi nga anglezi Tom Wilson, që u shpall boksieri më i mirë i turneut. Arian Gashi në kategorinë deri 69 kg humbi po në gjysmëfinale nga anglezi Sam McNess. Pirro Quni (91 kg) në gjysmëfinale u mposht nga maqedonasi Dimitar Tashkov. Direkt në finale është paraqitur Gazmend Gashi (64 kg) që humbi nga skocezi Josh Taylor. Sipas një njoftimi të Federatës së Boksit të Kosovës, gjyqtari nga Kosova, Latif Demolli, është shpallur më i miri i turneut. Por, mediumet në Maqedoni kanë raportuar ndryshe. Sipas tyre Demolli është shpallur gjyqtari më i mirë i meçeve gjysmëfinale, ndërsa gjyqtari më i mirë i tërë turneut ishte Mark Williams.

Kosovaboxing.org
10 nëntor 2013

1 thought on “Asmer Bilalli merr çmimin e boksierit më luftarak në turneun Gongu i Artë

  1. Se pari dua tju komplimentoj per ket website shume profesional dhe korrekt cgjithmone me lajme te fresketa dhe reale ju uroj shume sukses dhe na merr mendja qe keni me arrit se jeni shume real dhe te pa anshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.