RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Asmer Bilalli boksieri më i mirë i turneut memorial “Vllaznia 2012”

2 min read

Palestra Qazim Dervishi, Shkodër, 11 Mars 2012 – Është mbyllur edhe një edicion i turneut memorial “Vllaznia 2012” i organizuar nga klubi i boksit Vllaznia nga Shkodra. Ky edicion është për çdo lavdatë për organizatorin e cila ka arritur të sjell ndër boksierët më të mirë botëror. Turneun e hijeshuan yjet si kampioni olimpik nga 2008 në Beijing, Roberto Cammarelle, kampioni aktual evropian Tarvel Pulev, kampioni botëror Abos Atoev e shumë boksier tjerë të njohur. Finalet sollën disa meçe mjaft të mira ku dy boksier tanë arritën medalje të arta. Boksieri i parë që mori medaljen e artë, ishte Asmer Bilalli i cili njëherit u zgedh boksieri më i mirë. Bilalli mposhti boksierin nga bullgaria Borisov bindshëm duke treguar nivel të lartë. I dyti që fitoi medalje të artë ishte Alban Bermeta i cili fitoi pa luftë me WO – “Walk Over”. Bermeta kishte të boksonte në finale me kampionin botëror Abos Atoev, por ky i fundit nuk u paraqit për shkak të lëndimit të hundës në gjysmëfinale, kështu që Bermeta fitoi pa luftë. Kristian Demaj ishte shumë pranë medaljes së artë, por humbi me vetëm një pikë ndaj kazakistanasit Abdullayev. Dy raundet e para ishin mjaf të barazpeshuar, ndërsa në raundin e tretë vendosën nuancat e vogla për të shpallur Abdullayev fitues. Finalisti i katërt nga boksierët tanë, Esild Kalemi humbi nga italiani Parrinello me dominim të lartë të italianit. Por arritja në finale për të riun 18-vjeçar Kalemi është një arritje e madhe. Shpresojmë që përbërja e këtyre katër finalistët shqiptar dhe Xhulio Vrenozit i cili gjendet në përgaditje në Cardif të Welsit, të arrijnë një kualifikim të mundshëm në Lojrat Olimpike këtë vit në Londër. Duel i mirë u zhvillua edhe ndërmjet Marko Radonjic nga Mali i Zi dhe bullgarit Tarve Pulev. Pulev tregoi se jo rastësisht është njëri ndër më të mirët në botë në këtë kategori. Radonjic u gjend në “Knock-Down” nga Pulevi, i cili triumfoj pastër këtë meç me ndërprerje në raund të dytë. Kampioni olimpik Roberto Cammarelle fitoi me gjysmë forcë ndaj boksierit nga Tunezia Aymen Trabellsi 14 me 4. Kualifikimet për Lojrat Olimpike do të mbahen në Trabzon të Turqisë që fillojnë  18 Prill.

Artan Vërbica
12 Mars 2012

1 thought on “Asmer Bilalli boksieri më i mirë i turneut memorial “Vllaznia 2012”

  1. Artan ke harru me permend Vicenzo Mangiacapre 64 kg na ka fascionu me paraqitjen e tij veq hyr ne youtube kqyre qfare boksi bon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.