RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Artur Drinaj vazhdon zejën e trajnerit

2 min read

Arthur Drinaj

Ish-boksieri i njohur shqiptarë Artur Drinaj, ka filluar zejën e re në boks, duke filluar punën e trajnerit tek klubi i njohur gjerman i boksit, Herta e Berlinit. Drinaj 40-vjeçar shpreson që të jetë i suksesshëm edhe në zejën e trajnerit sikur që ishte i suksesshëm si boksier.

Artur Drinaj është njëri ndër boksierët e parë profesionist shqiptarë. Falë shkathtësisë së tij në sportet luftarake i cili ishte mundës i mirë, ai filloi boksin në vitin 1991 duke u inkudruar në klubin e boksit Vllaznia e Shkodrës. Pas dy viteve si boksier Drinaj fillon ti radhisë sukseset. Nga viti 1993 deri 1998 fiton gjashtë herë radhazi kupën e Shqipërisë, ndërsa nga viti 1994 deri 1998 shpallet kampion i Shqipërisë në konkurrencën individuale. Drinaj gjatë karrierës së tij ka fituar disa turne të rëndësishëm në boksin amator, si fitues e medaljes së argjendtë me 1996 në turneun e Beogradit, “Dorëza e Artë”. Me 1996 fitues i medaljes së artë në turneun “Gongu i Artë” në Shkup.  

Artur Drianj BDB titleNë vitin 1999 kalon në boksin profesionist në Gjermani te ekipi “Wiking Boxing” në Berlin.Pas pesë meçeve profesioniste Drinaj fiton titullin e kampionit internacional të Gjermanisë. Karriera e tij kishte momentet e mira dhe të këqija, duke fituar dhe humbur, por gjatë karrierës së tij të profesionistit arriti të shënoj 10 fitore (5 KO) dhe 15 humbje. Humbjet e tij janë nga disa boksier të mëdhenjë si, kampioni WBC- Internacional, Alpaslan Aguzum, pastaj kampionët e botës, Armand Krajncm dhe kampionin tjetër të botës Lukas Konecny.  Ai poashtu sfidoi dhe titullin IBF Internacional në Kenia të Afrikës ndaj keniasit Nasser Athumani etj. Vetëm tre boksier shqiptarë filluan boksin profesionist pare tij, Luan Krasniqi (1996), Elvir Muriqi (1998) dhe Nuri Seferi (1999). Drinaj u penzionua me 2010 nga boksi profesionist.

Përgatiti:
Artan Vërbica
24 shtator 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.