RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Arslan nuk ndalet, dëshiron sërish të fitoj titullin e botës

2 min read

Artan Vërbica
14 gusht 2014 

Edhe pse humbi meçin revansh të dytin ndaj Marco Huck në janar të këtij viti, ai nuk u ndal dhe vazhdoi më tej duke shënuar fitore në muajin qershor ndaj hungarezit Tamas Bajzath me vendim unanim pas tetë raundeve. Dhe egoja e tij akoma vazhdon sikurse na kishte thënë në intervistën ekskluzive që e kishim zhvilluar për numrin e pestë të magazinës sonë ku Arslan thekson: “E dua boksin, edhe pse jam 43-vjeçar nuk e mendoj penzionimin” kishte deklaruar atë botë Arslan.

Dhe ja tani ai po punon me vrull dhe me intezitetin më të lartë për tu kurorëzuar edhe një herë me titullin e kampionit të botës. Kundërshtari i tij do të jetë kubanezi Yoan Pablo Hernendez i cili është favorit në këtë përballje, por boksit nuk i dihet dhe Arslan gjithmonë është i rrëzikshëm. Arslan duke ditur rëndësinë dhe kapacitetin e Hernandez, ka angazhuar trajnerin e njohur Fritz Sdunek për të qenë sa më i përgatitur. Ai beson te suksesi dhe me 16 gusht synon fitore.

Hernandez është në kulmin e boksierëve më të mirë në botë që nga viti 2011 kur fitoi titullin e botës, WBA-Interim ndaj Steve Herelius me nakaut në raund të shtatë. Nuk vonoi shumë dhe ai zbriti nga froni edhe amerikanin Steve Cunningham i cili më parë kishte mposhtur Marco Huck. Dy herë arriti të dal më i mirë se Cunningham. Fitoret erdhën edhe me Troy Ross me UD 12 dhe Alexander Alexaeev  KO 10. Dhe jo rastësisht Hernandez radhitet në vendin e parë në boxrec.com.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.