RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Arslan një mik i jetës i Luan Krasniqit, i cili e mbështeti boksierin tonë gjatë gjithë rrugëtimit sportiv

4 min read

Artan Vërbica

krasniqi-vs-arslanPrishtinë, 18 shtator 2016 – Menjëherë pas meçit të zhvilluar ndërmjet Nuri Seferit dhe Firat Arslanit ka dalë në reagim të tij, legjenda e boksit tonë Luan Krasniqi, pasi ai mori shumë ofendime nga shumë bashkatdhetar shqiptarë duke mos e ditur realitetin. Ai nepërmjet facebook-ut të vet dhe poashtu në Kosova Boxing ka dërguar një mesazh për gjithë dashamirësit e sportit.

Krasniqi dhe Arslan janë shokë të ngushtë që nga fillimi i karrierës së tyre sportive dhe për ata që nuk kanë njohuri ata gjatë 25 viteve së bashku kanë përkrahur njëri-tjetrin. Që nga fillimi në ekipin e Eslingenit, duke vazhduar gjithmonë së bashku në boksin olimpik, ku Arslan e përkrahu gjithmonë duke qenë krahu i djathtë i Luanit. Me ndihmën e tij, Luani fitoi medaljen e argjendtë në kampionatin botëror në Berlin të Gjermanisë me 1995, pastaj medaljen e artë në kampionatin evropian në Velje të Danimarkës, si dhe medaljen e bronztë në Lojrat Olimpike në Atlanta të SHBA-ve.

luan-krasniqi-firat-arslan-abedin-likaLuan Krasniqi, Firat Arslan, Abedin Lika në fillet e para të boksit amator në ekipin Esslingen

Sikur se në boksin olimpik së bashku vazhduan edhe në boksin profesionist, ku Luani kontratën e parë profesioniste e nënshkroi me Panix Boxing Promotion në Angli ku Arslan ishte mbështetës i tij edhe në Britani të Madhe, duke mos ju ndarë asnjëherë. Pas disa viteve u rikthyen së bashku në Gjermani në Universum Boxing Promotion, gjithmonë së bashku. Merita të mëdha në suksesin e Luanit i atribohen edhe Arslanit, i cili Luani fitoj dy herë titullin e kampionit evropian me Rene Monse me 2002 dhe kundër Sinan Samil Sam me 2004 si dhe sfidoi titullin e botës kundër Lamon Brewster me 2005. Vlen të përmendet se Arslan ishte përkrahësi i Luanit në meçin kundër Samil Sam, pra edhe pse Arslan dhe Sam të dytë ishin të nacionalitetit turk, ai nuk iu nda asnjëherë Luanit. Dhe të njejtën gjë e bëri edhe Luani të shtunën që lamë pas dhe ishte e vështirë edhe për te pasi Arslan një shok i ngushtë i tij, ndërsa Nuri Seferi një bashkëkombas dhe njëkohësisht edhe shok i mirë i tij dhe ishte normale që ai të gjendet përkrahës i Arslanit.

luan-krasniqi-firat-arslan-ne-angliLuan Krasniqi, Firat Arslan, Prince Nassem Hammed, Michael Sprott në Panix Boxing Promiton

Luani në të kaluarën ka ndihmuar disa herë Nuri Seferin, ai i ka mundësuar të boksoj me Taras Bidenkon me 2005 në parameç të tij me Lamon Brewster. Pastaj kishte ndërmjetësuar meçin e Nuriut kundër ish-kampionit të botës Herbie Hide me 2008. Pra, Luani dhe Nuriu prejt vitesh janë miq të mirë dhe bota shqiptare duhet kuptuar ashtu. Gjykoni vetë por do të ishte gjest i dobët nga Luan Krasniqi po të e braktiste Arslanin në këtë moment.

luan-krasniqi-nuri-seferi

Luan Krasniqi duke përkrahur Nuri Seferin në kampin e tij në ECB Boxing Team, para meçit me Steve Herelius me 2013. Në foto shihet edhe trajneri legjendar, i ndjeri Fritz Sdunek, ish-kampioni i botës Juan Carlos Gomes, Alexander Alekseev

Të gjithë ne që mirremi me sport e gjegjësisht me boks, duhet kuptuar që meçi Seferi dhe Arslan ishte vetëm një meç boksi dhe jo një luftë e tyre. Prandaj si një mesazh për të gjithë adhuruesit e boksit dhe sportit, ju lutem të harrojmë urrejtjen dhe fanatizmin, duke kuptur sportin si sport.

Po ju përcjellim edhe mesazhin e Luan Krasniqit: 
Miq të mi, mbrëmë patëm rastin të shohim një meç interesant në mes të Nuri Seferit dhe Firat Arsllan, ku u dëshmua një boks cilsor që i fascinoi publikun e shumtë pranë ringut dhe para ekraneve televizive. Për fat të keq, në media, e sidomos në rrjetet sociale, më shumë dhe në forma të ndryshme u komentua përkrahja ime ndaj shokut tim të ngushtë Firatit, i cili në të gjitha vitet e boksimit tim, më ishte afër, më mbështeti në të gjitha format, në ushtrime, në meçe, në kohën e lirë dhe ai, në këtë mënyrë u bë pjesë e sukseseve të mia. Në veçanti, më dha mbështetje të fuqishme në meçin kundër Samil Sam, boksierit me prejardhje turke, ku ngadhnjeva sukseshëm dhe në qindra raste si ky, për çka Firatit, i jam mirënjohës. Duke e respektuar maksimalisht boksierin e spikatur Nuri Seferin dhe vlerat e tij sportive, në këtë mbrëmje, kam konsideruar se duhet të triumfon më i miri. Fati sportiv deshi që fitues të shpallet Firati dhe, konsideroj se sporti, duhet të shihet si i tillë, me të drejtën
e secilit simpatizues që ta mbështes adhuruesin e tij. Do të më gëzonte, padyshim, si shumë herë deri më tash, edhe fitorja e Nuriut, ndaj, keqinterpretimet e qëndrimit tim në meçin e mbrëmshëm, nuk përkojnë me frymën sportive. Që të dy boksierëve u dëshiroj suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm sportiv dhe sportdashësve u uroj çaste të këndshme në të gjitha llojet e sporteve.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.