RTK

RTKLive
31 Janar, 2023

Arslan i rikthehet ringut

1 min read

Ish-kampioni i botës në kategorinë kruzer, Firat Arslan 29-4-1 (18 KO)  do të rikthehet me 3 Korrik në Porsche-Arena në Stutgard. Arslan për kundërshtar do të ketë Steve Heralius 19-1-1 (11 KO). Lufta do të jetë për titullin WBA-Interim të kampionit të botës. Arslan që nga 27 Nëntor të vitit 2008 kur humbi titullin e kampionit të botës kundër Guilermo Jones nuk ka zhvilluar ndonjë duel.  Arslan kishte parashikuar të kthehej në muajin janar kundër kampionit të botës në versionin WBO Marco Huck por pësoi një lëndim në frakturë të këmbës gjë që i pamundësoi të luftoj kundë Huck. Pastaj Arslan pësoi edhe një lëndim tjetër në pranverë kur u rëzua nga biçikleta dhe e shtyri edhe më shumë rikthimin e tij.

Arslan edhe pse është 39-vjeçar nuk mendon pensionimin, ku tani është rikthyer. “Dua të fitoj edhe një herë titullin e kampionit të botës” theksoi Arslan.

Krenar Fejzullahu
28 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.