Bazel, Zvicër, 17 Prill 2010 – Arnold Gjergjaj ka shënuar fitoren e dytë këtë vit dhe të pestën në boksin profesionist në poaq lufta. Gjergjaj u takua me hungarezin, Norbert Sallai 10-15-0 (3 KO) ku e mposhti me ndërprerje në raund të katërt. Gjergjaj ishte paraparë të bokson me Sallai me 23 Janar të këtij viti mirpo u shty për datën 17 Prill. Gjergjaj i cili gëzon një autoritet të mirë në Zvicër, parashihet të arritë mjaft shumë në boksin profesionist.

Kosovaboxing.org do t`ju informoj më shumë rreth duelit të fundit që zhvilloi Gjergjaj dhe për duelin e ardhshëm të tij, dhe për planet në përgjithësi.

Agon Ahmeti
18 Prill 2010